9.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeMarrja në sigurim në mënyrë dixhitale shihet si një forcë në rritje...

Marrja në sigurim në mënyrë dixhitale shihet si një forcë në rritje për efikasitetin dhe inovacionet në sigurimin e jetës dhe të shëndetit

Mbi 80% e policave të reja të sigurimit të Jetës dhe Shëndetit në Kinë merren në sigurim nga aplikacionet dixhitale online nga të gjitha kanalet e shpërndarjes. Kjo arrin në mbi 95% kur përfshihen kanalet e shitjes telefonike, sipas një raporti të ri të publikuar dje nga Swiss Re Institute (SRI).

Siguruesit e jetës dhe të shëndetit synojnë të thellojnë dhe përmirësojnë aftësinë e marrjes dixhitale në sigurim, për të shfrytëzuar aksesin dhe disponueshmërinë e të dhënave në rritje të shpejtë për të gjeneruar aplikacione depërtuese përmes fuqisë kompjuterike dhe algoritmeve.

Në vitin 2020, Këshilli i Shtetit përcaktoi të dhënat si një “faktor prodhimi” për herë të parë duke përshkruar planin e ndërtimit të një mekanizmi të shpërndarjes së faktorëve të orientuar nga tregu në Kinë. Teknologjitë kryesore përfshijnë inteligjencën artificiale (AI), mësimin përmes makinerive (ML), llogaritjen e grafikëve dhe bazat e të dhënave të grafikëve.

Në sfondin e dixhitalizimit të shpejtë në Kinë, koncepti i marrjes dixhitale në sigurim është zgjeruar me kalimin e kohës dhe nuk ka një përkufizim universal për të.

Në thelb, marrja dhxitale në sigurim synon të përmirësojë saktësinë dhe efikasitetin e kontrollit të rrezikut të marrjes në sigurim të siguruesve të jetës dhe shëndetit, dhe kështu të mbështesë marrësit në sigurim për të marrë vendime efektive. Ai gjithashtu mund të lehtësojë shitjet përmes kanaleve të ndryshme, pasi mjetet e marrjes dixhitale në sigurim mund të ofrojnë përgjigje më të shpejta për shpërndarësit se cilat produkte duhet të ofrojnë për përshtatjen më të mirë me profilin e rrezikut të të siguruarit. Marrja dixhitale në sigurim pritet t’u mundësojë siguruesve të karakterizojnë më saktë profilet e rrezikut të individëve, duke mbështetur inovacionin e produkteve më të personalizuara për segmente specifike të konsumatorëve si të moshuarit, ata me shëndet të dobët ose individët me sëmundje kronike.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat