Një pakujdesi e momentit ka bërë që një banesë në Berat të përfshihet nga flakët mbrëmjen e djeshme.
Sipas informacioneve praprake mësohet se ngjarja ka ndodhur fshatin Orizaj në banesën e shtetasit Agur Cako.
Në momentin e shpërthimit të zjarrit bëhet me dije se shtatë anëtarët e familjes kanë qenë brenda në banesë.
LEXO EDHE: Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan/ Nëse nuk ke siguracion, kush i paguan dëmet?
Pas shpërthimit, familja ka dalë menjëherë jashtë banesës dhe ka njoftuar zjarrfikësit të cilët shkuan menjëherë dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve.
Mësohet se zjarri ka rënë në një barake ku familja mbante kashtën dhe plehrat kimike, pasi kanë sera, dhe aty ndodhej edhe bombola e gazit.
Fatmirësisht si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.