Në tetëmujorin e 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur rritjen më të madhe me afro 5%.
Referuar të dhënave më të fundit të Institutit të Statistikave, në periudhën janar – gusht 2020, në Shqipëri ka pasur 15 mijë e 624 hyrje të shtetasve nga Amerika. Ndërkaq, për po të njëjtën periudhë të vitit pasardhës, kjo shifër shkoi në 72 mijë e 436.
Pas SHBA-së. Polonia është vendi i dytë me rritjen më të madhe të hyrjeve në vend është Polonia, me afro 4%. Në 8 mujorin e 2020, kishte 22 mijë e 83 hyrje polake në vend. Ndërkaq, në 8 mujorin e 2021, shifra shkoi në 86 mijë e 596.