Një tjetër aksident me pasojë vdekjen është shënuar në kryeqytet këtë mesditë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kastriotët”, ku një person duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.
Personi i aksidentuar njihet si Olsi dhe të gjithë përdoruesit e rrjetit social “Tik Tok” e njohin si “polic”, pasi gjithmonë qëndron në këtë zonë duke treguar afrimitet me drejtuesit e mjeteve.
Olsi vuante nga probleme të shëndetit mendor, por ai ishte një personazh karizmatik dhe tepër i dashur nga ndjekësit e tij.
“Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.” – njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.