Një 21-vjeçar nga Shkupi përfundoi në spital, pasi përplasi me makinë një ari. Ngjarja ndodhi në Tetovë.
Sipas asaj që shkruan Klan Macedonia, si pasojë e goditjes ariu ngordhi, ndërsa i riu mbeti i lënduar.
“Natën (27 mars), rreth 40 minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, afër Karpallakut, automjeti i udhëtarëve “Volkswagen Polo” me targa të Shkupi, që drejtohej nga 21-vjeçari V.I. nga Sedllarica, komuna e Vasilevës, ka goditur një ari dhe e ka vrarë. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar vozitësi i cili është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin zyrtar të MPB në Maqedoninë e Veriut.