0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKulturëNisi sot muaji i shenjtë i Ramazanit

Nisi sot muaji i shenjtë i Ramazanit

Sot nis zyrtarisht muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën.

Besimtarët myslimanë do të agjërojnë për 30 ditë ose 29 në varësi të muajit që përkon me Ramazanin.

Ramazani fillon çdo vit 10 deri në 12 ditë më herët. Kjo për shkak se kalendari islamik bazohet në kalendarin hënor të Hixhrit me muaj që janë 29 ose 30 ditë.

Këtë vit, dita e parë e agjërimit në Mekë do të jetë e enjtja, 23 mars, në varësi të shikimit të hënës së re.

Në këtë muaj të agjërimit, duhen patur parasysh disa rregulla si:  shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, marrëdhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam.

Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjat nga agimi deri në perëndimin e diellit.

Nga agjërimi janë përjashtuar të miturit, të moshuarit, të sëmurët, pleqtë dhe gratë shtatzëna.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat