Shqipëria është vend me aktivitet shumë të lartë sizmik, çka mund të përkthehet me përsëritjen e vitit 2019 ku qindra mijëra ndërtesa u dëmtuan apo u shembën plotësisht ndërsa në shumicën e rasteve pronarëve iu desh të gjejnë vetë zgjidhje për ringritjen e tyre.
Por përmes sigurimit të pronës në SIGAL ju dëmshpërbleheni menjëherë edhe për rastet e katastrofës natyrore.
Një përvojë e rrëfen edhe Ermira Gjonçaj, sipërmarrëse në fushën e transportit. Pas një marrëdhënieje 20 vjeçare me SIGAL, ajo fton edhe të tjerë të bëhen pjesë, pasi tërmetet e nëntorit të 2 viteve më parë i vërtetuan se sa e dobishme kishte qenë ky bashkëpunim.
Sigurimi i pronës mund të blihet fare lehtë edhe on line duke iu drejtuar faqes ueb të Sigal, në kategorinë siguro shtëpinë plotësohen të dhënat e kërkuara dhe e keni menjëherë gati.
Për t’u konsultuar me një specialist të SIGAL ju mund të vizitoni pikat e kompanisë ose të kontaktoni edhe përmes mesazheve nga kudo që ndodheni.
Në 2 mijë klientë, SIGAL UNIQA ka paguar mbi 14 milionë euro dëme menjëherë pas dy tërmeteve të vitit 2019.
Lexo edhe: Tre tërmete godasin vendin pas mesnate/ Nevoja emergjente për sigurimin e pronës
Siguroni shtëpinë dhe biznesin tuaj dhe bëjeni gjumin e qetë. Për gjithçka mendon SIGAL UNIQA Group Austria…
Kronika e plotë e transmetuar në Top News: