11.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreOrë ankthi për italianët/ Lëkundje të vazhdueshme tërmeti përgjatë gjithë natës

Orë ankthi për italianët/ Lëkundje të vazhdueshme tërmeti përgjatë gjithë natës

Dy lëkundje të forta u regjistruan brenda pak orësh në Perugia të Italisë gjatë ditës së djeshme.

E para në orën 16:05 me magnitudë 4.4 ballë, më pas në orën 20:08 me magnitudë 4.5, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës. Epiqendra e të dy tërmeteve është në zonën Umbertide dhe ka detyruar 50 banorë të flenë larg shtëpisë, në dy palestra të ngritura posaçërisht.

Nga ora 20:00 toka vazhdoi të dridhej me tërmete të vogla në zonën e Umbertide (Perugia). Pas asaj me magnitudë 4.5 erdhën të tjera me intensitet 2.1, 3.9 dhe në fund 2.6 të shkallës Rihter.

Kryetari i bashkisë së Umbertide, Luca Carizia, raportoi se disa njerëz dolën në rrugë nga frika.

Për këtë arsye ka shumë frikë, por për momentin nuk raportohet për shembje apo dëme. Universiteti, përfshirë atë për të huajt, është mbyllur në kryeqytetin Umbrian.

Komuna dhe Mbrojtja Civile kanë ngritur shtretër për të akomoduar njerëzit që preferuan të flinin larg shtëpisë në Umbertide pas lëkundjeve të forta të tërmetit.

Tërmeti është ndjerë edhe në Arezzo dhe Siena.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat