13.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTë parët në Evropë/ Shqipëria shifra rekord vdekshmërie nga sëmundjet e qarkullimit...

Të parët në Evropë/ Shqipëria shifra rekord vdekshmërie nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

Sipas INSTAT, në vitin 2020, vdekjet nga grup sëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zënë 52,2% të vdekjeve gjithsej. Ky grup sëmundjesh vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve, me një normë vdekshmërie prej 508,0 për 100 mijë banorë. Krahasuar me vitin paraardhës, kjo grup sëmundje ka shënuar një rritje prej 23,2%.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, të publikuara sot, që i referohen po vitit 2020, midis anëtarëve të BE-së, përqindja më e lartë e vdekjeve për shkak të sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut është vërejtur në Bullgari (61%). Pas saj renditen Rumania, Letonia, Lituania, midis 50-55% dhe Shqipëria është po në këto nivele.

Jemi të parët në Europë për vdekjet nga sëmundjet

Vdekjet më të ulëta nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut janë në Francë (20%).

Përqindja më e lartë e vdekjeve nga kanceri është vërejtur në Irlandë (29%) dhe përqindja më e ulët në Bullgari (15%). Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka një normë të ulët të vdekshmërisë nga tumoret më të ulët, me 13%.

Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kanceret së bashku përfaqësonin 55% të shkaqeve të vdekjeve në BE, duke filluar nga 42% në Belgjikë dhe 76% në Bullgar, sipas Eurostat. Në Shqipëri, kjo peshë është 69.2%, sipas INSTAT, duke qenë ndër më të lartat në Europë për shkak të vdekshmërisë së lartë që vjen nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut.

Sipas INSTAT, Në grup sëmundjen “Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut”, përqindjen më të lartë e zë vdekshmëria nga “sëmundjet kronike të zemrës” me 33,1%, “sëmundjet e enëve të trurit” me 26,4% dhe “sëmundjet ishemike të zemrës” me 24,0%.

Sipas Eurostat, në vitin kur shpërtheu pandemia, COVID-19 ishte shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në BE, me një total prej gati 439 000 vdekjesh. Përqindjet më të larta të vdekjeve për shkak të COVID-19 u regjistruan në Belgjikë (18%) dhe Spanjë (15%), ndërsa më të ulëtat ishin në Finlandë dhe Estoni (të dyja nga 1%). Në Shqipëri, INSTAT raportoi se “Sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes” ishin përgjegjëse për 8.9% të vdekjeve në vend në 2020-n. /Monitor/

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat