10.5 C
Tirana
Tuesday, November 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeVdekjet nga kanceri, bie shkalla e vdekshmërisë në BE dhe Mbretërinë e...

Vdekjet nga kanceri, bie shkalla e vdekshmërisë në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar

Vdekjet nga kanceri në Evropë dhe në Mbretërinë e Bashkuar janë ulur. Midis 2018 dhe 2023, shkalla e vdekshmërisë ra me 6.5% te meshkujt dhe 3.7% te femrat, me 5.9 milionë vdekje të shmangura në Bashkimin Europian që nga viti 1989 dhe 1.24 milionë në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, të dhënat në lidhje me gratë për kancerin e mushkërive dhe pankreasit janë të kundërta.

Veçanërisht për moshat mbi 65 vjeç, vdekshmëria e femrave në BE pritet të rritet përkatësisht me 1% dhe 3.4%.

Kështu del nga studimi italian, i koordinuar nga Universitetet e Milanos dhe Bolonjës, i publikuar në revistën “Annals of Oncology”.

Rritja për kancerin e mushkërive është më e theksuara në Itali, me një rritje prej 5.6% te femrat.

Përqindje të ngjashme gjenden në Spanjë (5%), ndërsa Franca ua kalon vendeve të tjera me një rritje të vdekshmërisë prej 14%.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat