14.5 C
Tirana
Tuesday, November 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeFranca përgatitet për grevën më të madhe, reforma e pensioneve "gjunjëzon" vendin

Franca përgatitet për grevën më të madhe, reforma e pensioneve “gjunjëzon” vendin

Franca është vendosur për ndërprerje të transportit dhe shërbimeve publike, pasi sindikatat protestojnë kundër planeve për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64.

Shumica e shërbimeve të trenave dhe metrosë janë anuluar, po ashtu priten dhe mbyllja e disa shkollave.

Sot shënohet dita e gjashtë e grevave dhe protestave, teksa pritet që 7 marsi të jetë më e madhja. Sindikatat franceze paralajmëruan dje për protestën më të madhe me rreth 1 milion banorë.

Me qeverinë që nuk tregon asnjë shenjë të tërhiqet nga plani i saj i pensioneve, një udhëheqës i sindikatave ka thënë se po flitet për përshkallëzim dhe “gjunjëzim të vendit”.

Në ditët në vijim, do të ketë thirrje për të zgjatur grevat në sektorë kyç si prodhimi i energjisë dhe terminalet e gazit. Deri më tani, me gjithë zhurmën dhe përçarjet sporadike, fushata ka shkaktuar pak dëme në ekonomi dhe ndërkohë projektligji po kalon në parlament.

Sindikatat dhe e majta e dinë se koha po mbaron përpara se reforma të bëhet një fakt i kryer, që është edhe më shumë arsyeja që ata të rrisin presionin tani.

Shumica e francezëve mbështesin grevat kundër reformës së pensioneve të miratuar nga presidenti Emmanuel Macron.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat