14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Të rinjtë shqiptarë shfrytëzohen egërsisht në Britani", The Guardian artikull refugjatëve: Ikin...

“Të rinjtë shqiptarë shfrytëzohen egërsisht në Britani”, The Guardian artikull refugjatëve: Ikin nga korrupsioni në Shqipëri

Të rinjtë shqiptarë largohen nga vendi për shkak të varfërisë dhe korrupsionit . Por në Britani ata përballen me shfrytëzimin dhe shndërrohen në viktima të skllaverisë moderne. Faktet bëhen të ditura nga “The Guardian”, ndërkohë qeveria britanike ka ndërmarrë masa të egra ndaj klandestinëve në ligjin e ri që pritet të publikohet nesër.

Të rinjtë shqiptarë shfrytëzohen egërsisht pas mbërritjes në Britaninë e Madhe.

The Guardian në një artikull të posaçëm tregon vuajtjet e azilkërkuesve nga Shqipëria, të cilët, sipas gazetës, udhëtojnë në Angli kryesisht për shkak të varfërisë dhe korrupsionit.

Artikulli përshkruan se si të rinjtë përdoren nga vendasit pasi mbërrijnë në mënyrë ilegale. Statistikat e imigracionit tregojnë se në vitin 2022, shqiptarët përbënin 28% e emigrantëve që udhëtojnë me varka të vogla, përqindje kjo  më e madhe e çdo kombësie, dhe më pas renditen afganët me 20%.

Nga të ardhurit shqiptarë, 85% aplikuan për azil dhe rreth 12% thanë se ishin viktima të skllavërisë moderne.  Ndërkohë qeveria britanike pritet të bëje të ditur të martën detajet e ligjit të ri për frenimin e emigracionit klandestin.

Drafti parashikon futjen në listën e zesë të personave që kanë hyrë nga kanali i La Manshit dhe janë depertuar. Ata nuk kanë më të drejtë të aplikojnë më për nënshtetësi britanike.

Legjislacioni i ri i vendos një detyrë sekretarit të brendshëm që të largojë këdo që arrin me një varkë të vogël.

Këshilli i Refugjatëve ka kritikuar planet dhe thotë se mijëra njerëz do të mbeten “përgjithmonë në harresë”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat