-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFundjavë negative për dollarin, ja me sa këmbehet euro dhe franga

Fundjavë negative për dollarin, ja me sa këmbehet euro dhe franga

Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht teksa ka regjistruar rritje të ndjeshme këtë të premte duke u blerë sot me 108.2 lekë dhe duke u shitur me 109.1 lekë në raport me një ditë më parë.

Monedha europiane sakaq është blerë sot me 114.8 lekë dhe është shitur me 115.5 lekë teksa ka shënuar zbritje të kuotës krahasuar me ditën e enjte duke e mbyllur këtë javë negativisht.

Sipas kursit të këmbimit lokal Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar rënie të vlerës pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 115.3 lekë dhe është shitur me 116.2 lekë.

Java është mbyllur në kuota negative edhe për Paundin britanik i cili ka pasur një rënie të vlerës këtë mëngjes duke u blerë sot me 129.7 lekë dhe duke u shitur me 131 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat