12.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShifrat e 24 orëve të fundit/ 19 viktima dhe 703 raste të...

Shifrat e 24 orëve të fundit/ 19 viktima dhe 703 raste të reja me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të enjten janë regjistruar 19 viktima me koronavirus.

Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 703 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 10.851 mostrave.

Këto shifra nënkuptojnë se gjashtë për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas autoriteteve 2.255 persona janë shëruar derisa 20.652 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 154.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.728 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 338.147 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 637.132 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 9 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 18.8 për qind e popullsisë së përgjithshme./REL

Lexo edhe: A e mbulon polica ime e sigurimit Variantin Delta të Coranavirusit? 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat