3.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe gazit

Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe gazit

Bordi i Transaprencës ka vendosur të rrisë çmimin e naftës dhe gazit me 5 lekë. Ndërsa ka ulur çmimin e benzinës me 3 lekë.

Vendim i  plotë:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 15 Shkurt 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 14.02.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 848, +22 nga data 03.02.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 838, +26 nga data 03.02.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar rritje të lehtë në 108.18 (+ 1.52 nga data 03.02.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 195 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 183  lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 189  lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 177 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 101 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 15 Shkurt, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat