Sa herë që mendojmë për një qytet romantik në Europë, vendi i parë që na shkon në mendje është padyshim Parisi.
Pavarësisht se Parisi mund ta mbajë gjithmonë këtë titull, një qytet tjetër duket se ka marrë emërtimin si qyteti i dashurisë, bazuar në numrin e restoranteve dhe hoteleve romantike.
Një studim ka dalë në përfundimin se Lisbona në Portugali është “kryeqyteti më romantik në Europë”.
Grupi europian i jahteve Catamaran Charter Croatia, vështroi çdo kryeqytet në Europë dhe analizoi të dhënat e TripAdvisor mbi numrin e restoranteve dhe hoteleve romantike për një milion njerëz në çdo qytet.
Pavarësisht se renditet i nënti për nga sipërfaqja, Lisbona shtrihet përgjatë 100 km katrorë dhe ka një popullsi prej 545,923 banorësh.
Kulinaria në Lisbonë është mjaft e zhvilluar, me 588 restorante romantike në qytet, që do të thotë se ka 1077 restorante për një milion njerëz, si edhe 152 hotele romantike, pra 278 hotele për një milion njerëz.
10 kryeqytetet më romantike në Europë:
1 Lisbonë, Portugali
2. Monako, Principata e Monakos
Monako, një shtet shumë i vogël i Rivierës Franceze, ka 54 restorante romantike dhe gjashtë hotele romantike.
Qyteti renditet i parafundit për nga sipërfaqja, 2.1 km² dhe ka një popullsi pak më shumë se 36,686 banorë. Për një milion njerëz, Monako ka 1472 restorante romantike dhe 164 hotele.
3. Paris, Francë
Parisi ka një popullsi prej 2,139,907 banorë, 1387 restorante romantike dhe 542 hotele romantike.
Kjo është e barabartë me 648 restorante dhe 253 hotele për një milion njerëz. Qyteti ka një sipërfaqe prej më shumë se 105 km².
“Fakti që ka një numër kaq të madh restorantesh dhe hotelesh romantike në qytete kaq të vogla, tregon se sa kryeqytete mund të përfitojnë nga të qenit një vend i preferuar për një udhëtim romantik,” tha një zëdhënës i Catamaran Charter Croatia.
4. San Marino, San Marino
San Marino u rendit i katërti. Është një republikë e vogël e vendosur në shpatet e malit Titano, në Italinë qendrore.
Qyteti ka 18 restorante romantike dhe 14 hotele romantike në 61.2 km², që do të thotë se ka 535 restorante dhe 416 hotele për një milion njerëz.
5. Romë, Itali
Roma rënditetnë vendin e pestë, me 1291 restorante romantike dhe 1371 hotele romantike në total, në një sipërfaqe prej 1285 km² me 467 restorante romantike dhe 496 hotele romantike për një milion banorë.
Londra ka numrin më të madh të restoranteve romantike në përgjithësi, ndërsa Roma ka numrin më të madh të hoteleve romantike në renditje, të cilët vlerësohen me të paktën katër yje, aktualisht 650 në të gjithë qytetin.
6. Andorra la Vella, Andorra
7 Amsterdam, Holandë
8. Athinë, Greqi
9. Pragë, Republika Çeke
10. Reikjavik, Islandë
LEXO EDHE: Shëndet në Udhëtim, TeleShëndet, AutoSOS… / Këtë Shën Valentin, thuaj “Të Dua” me SIGAL UNIQA