11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreCili është tërmeti më i fortë i regjistruar? 8 fakte mbi lëkundjet...

Cili është tërmeti më i fortë i regjistruar? 8 fakte mbi lëkundjet sizmike

Cili është tërmeti më i tmerrshëm i njohur ndonjëherë?

Tërmeti që ka shkaktuar më shumë viktima ka rënë në vitin 1557 në Kinën qendrore. Goditi një krahinë ku pjesa më e madhe e njerëzve jetonin në shpella prej shkëmbi të butë. Strehëzat u shembën, duke vrarë më shumë se 830 mijë njerëz. Në vitin 1976, një tjetër tërmet goditi Tangshanin, Kinë. Më shumë se 250 mijë persona humbën jetën.

Cili ka qenë tërmeti më i fortë në kohët e sotme?

Në vitin 1960 në Kili ra një tërmet pranë bregdetit me një magnitudë prej 9.6 ballësh dhe shkaktoi një rrëshqitje 1600 kilometra të gjatë. Një tërmet i tillë nën një qytet të madh do të sfidonte dhe teknikat më të mira të ndërtimit.

Ku ndodh pjesa më e madhe e tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike në Tokë?

Pjesa më e madhe ndodh përgjatë kufijve të qindrave plateve të mëdha që pluskojnë në sipërfaqen e Tokës. Një prej plateve më aktiv ku tërmetet dhe shpërthimet janë të zakonshme është përreth platesë masive të Paqësorit, e njohur si “rrethi i zjarrit në Paqësor”. Shkundet e lëkundet nga Japonia në Alaskë dhe në Amerikën e Jugut.

A shkakton tërmeti një tsunam?

Nëse tërmeti lind nën oqean, atëherë po. Pranë epiqendrës së tërmetit, niveli i detit rritet dhe bie, duke e shtyrë të gjithë ujin mbi të lart e poshtë. Kjo lëvizje krijon një valë që udhëton nga jashtë në të gjitha drejtimet. Një tsunami mund të jetë masive, por mbetet e ulët në lartësi kur uji është i thellë. Kur afrohet pranë bregut, forcohet dhe arrin lartësinë e ndërtesave të larta. Një e tillë u nxit në vitin 1964 dhe mbuloi qytetin e vogël kalifornian, Crescent City, gjatë së cilës makinat lëviznin me metra të tëra dhe shumë njerëz humbën jetën. Edhe asteroidet shkaktojnë tsunami.

Në çfarë thellësie ndodhin tërmetet?

Pjesa më e madhe e tyre ndodh në më pak se 80 kilometra nga sipërfaqja e Tokës. Tërmetet më të cekëta shkaktojnë dëme më të rënda, por forca shkatërruese e një tërmeti varet nga kushtet e shkëmbit dhe dheut, si dhe në metodat e ndërtimit të banesave.

Sa tërmete ndodhin në vit?

Ndodhin rreth 500.000 tërmete në vit në mbarë botën, siç zbulohet nga instrumentet e ndjeshme. Rreth 100,000 prej tyre mund të ndihen, dhe rreth 100 shkaktojë dëme çdo vit. Çdo vit zona jugore e Kalifornisë përjeton rreth 10.000 tërmete, por shumica e tyre nuk ndihet nga njerëzit.

A ka “mot të tërmetit

Nuk ka gjë të tillë si “moti i tërmetit.” Statistikisht, ka një shpërndarje të barabartë të tërmeteve në mot të ftohtë, mot të nxehtë, mot me shi, dhe kështu me radhë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Shkencëtarët thonë se nuk ka asnjë mënyrë fizike që moti të mund të ndikojë në forcat disa milje nën sipërfaqen e tokës, ku e ka origjinën tërmeti. Ndryshimet në presionin barometrik në atmosferë janë shumë të vogla në krahasim me forcat në koren e Tokës, dhe efekti i presionit barometrik nuk arrin nën tokë.

Tërmete nga njëra anë e Tokës mund të shkundin anën tjetër

Sizmologët studiuan tërmetin e vitit 2004 që shkaktoi cunamin vrasës përgjatë Oqeanit Indian, dhe gjetën se tërmeti kishte dobësuar të paktën një pjesë të ndarjes San Andrea të Kalifornisë. Tërmeti kilian i 1960 tronditi të gjithë tokën për shumë ditë. Ai u pikas nga stacionet sizmike rreth planetit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat