Një aksident në vendin e punës, i ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Konferenca e Pezës”, në Tiranë, i ka marrë jetën një 53-vjeçari.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se punëtori me iniciale K.D ra aksidentalisht nga lartësia teksa ishte duke punuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
32 humbje jete nga aksidentet në punë
Në Shqipëri çdo dy ditë një punëtor aksidentohet në vendin e punës.
Sipas të dhënave të siguruara nga Tv Klan, 184 persona janë aksidentuar në punë përgjatë vitit 2022, ndërsa 32 kanë humbur jetën.
Aksidentet me pasojë vdekje në punë kanë si shkak kryesor rënien nga lartësia, moszbatimin e rregullores së sigurimit teknik apo dhe kontaktin me energjinë elektrike.
Fatalitetet janë regjistruar gjatë punëve në ndërtim, ndërmarrje prodhuese, miniera si dhe ne disa sektorë të tjerë.
Ndërsa aksidentet më të shumta kanë ndodhur në ndërmarrje prodhuese, pasuar nga miniera dhe ndërtimi.
SIGURIMI NGA AKSIDENTET PËR PUNONJËSIT
Paaftësia e përkohshme për punë ose paaftësia mund të dëmtojë xhepin, të vërë në rrezik të afërmit, të cilët do të detyrohen të përballojnë koston e shërbimeve mjekësore, shërimin dhe sigurimin e jetës së punonjësit të dëmtuar.
Sigurimi nga aksidentet do t’ju ndihmojë të përballoni situata të tilla urgjente dhe të mbuloni shpenzimet e paparashikuara.
Kushdo mund të lidhë një kontratë sigurimi vullnetar nga aksidentet duke lëshuar një policë në emër të tij ose për çdo person tjetër.
Mbulon paaftësinë e përkohshme, paaftësinë e përhershme ose humbjen e jetës të siguruarit të shkaktuar nga aksidente të ndryshme që mund të ndodhin gjatë ushtrimit të veprimtarisë profesionale ose jashtë saj.
Sipas raportit të AMF për vitin 2022, kompania më e besuar dhe që paguan më shumë dëme për produktin “Aksidente dhe Shëndet” rezulton SIGAL UNIQA Group Austria.
LEXO EDHE: “Monitor”: Edhe për vitin 2022, tregu i sigurimeve u kryesua nga SIGAL UNIQA Group Austria
Sigurimi i Punonjësve nga Aksidentet nga SIGAL UNIQA
Mbulimet kryesore:
– Humbje jete në rast aksidenti (përfitues janë familjarët)
– Paaftësi e përhershme në rast aksidenti (invaliditet, paaftësi për të punuar)
– Paaftësi e përkohshme (Shpërblim ditor në masën e pagës ditore)
– Shpenzime mjekësore në rast aksidenti
Kujt mund ti ofrohet:
– Të gjitha bizneseve (P.sh, Miniera, Ndërtim, Fasoneri, Gomisteri, pastrim, piceri, restorant etj)
– Të gjithë individëve (P.sh, Minator, Hidraulik, Elektriçist, Punëtor ndërtimi, shofer etj)
Përfitimet kryesore:
– Garanci financiare për punonjësin për shpenzime mjekësore nga aksidenti
– Mbështetje finanicare e punonjësit në rast paaftësie
– Qetësi morale për punëdhënësin që i siguron punonjësit
– Garanci për detyrimet e punëdhënësit
Ky sigurim mbulon:
– Në rast paaftësie dhe humbje jete nga 500,000 deri në 3,000,000 Lekë
– Shpenzimet mjekësore ose shpërblim ditor në rast paaftësie të përkohshme si pasojë e një aksidenti.
KURRË MOS PUNONI PA PATUR MË PARË SIGURACIONIN QË JU MBRON NGA ÇDO E PAPRITUR NË VENDIN E PUNËS…
Merrni një ofertë tani duke shkruar në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 60 62 829