14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjihuni me disa nga tërmetet më shkatërruese të shekullit 21

Njihuni me disa nga tërmetet më shkatërruese të shekullit 21

Me më shumë se 17,000 njerëz të vrarë dhe më shumë vdekje që priten të konfirmohen, tërmeti në Turqi e Siri është bërë një nga fatkeqësitë natyrore më shkatërruese në shekullin e 21-të.

Më poshtë janë disa nga tërmetet e tjera të mëdha që kanë goditur që nga fillimi i mijëvjeçarit.

Oqeani Indian, 2004
Një tërmet me magnitudë 9.15 afër ishullit Sumatra shkaktoi një cunami në Indonezi, Tajlandë, Indi, Sri Lanka dhe vende të tjera, duke vrarë të paktën 230,000 njerëz.

Haiti, 2010
Kryeqyteti i Haitit Port-au-Prince u shkatërrua nga një tërmet me magnitudë 7.0, i cili vrau rreth 316,000 njerëz dhe shkatërroi 80,000 ndërtesa.

 

Kinë, 2008
Vlerësohet se 87,600 njerëz vdiqën kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi provincën Sichuan të Kinës.

 

Pakistan, 2005
Një tërmet me magnitudë 7.6 goditi Islamabadin, duke vrarë të paktën 73,000 njerëz, si dhe Kashmirin Indian, ku vdiqën 1,244.

Iran, 2003
Një tërmet me magnitudë 6.6 goditi provincën juglindore të Iranit Kerman dhe qytetin Bam. Rreth 31,000 jetë u humbën.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat