Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Skrapar, ku ka ndërruar jetë një 66-vjeçar si pasojë e flakëve.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ku ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç. Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh.
LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës/ SIGAL UNIQA, më e besuara tek shqiptarët edhe gjatë vitit 2022
“Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç. Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.