Ditën e sotme reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Verilindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor.
Pritet që të ketë reshje në qarkun e Kukësit, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta dhe nuk ka reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në Verilindje të vendit reshjet pritet të jenë në formën e dëborës, të cilat zbresin deri në lartësinë 600m mbi nivelin e detit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 0 / 8 °C
në vendet e ulëta: -3 / 7 °C
në vendet malore: -10 / -4 °C.