Një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet me drejtues A.F. është përplasur me motomjetin e drejtuar nga E.S., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes fatkeqësisht Enjon Saliajn ka humbur jetën, ndërkohë shoferi ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të riut.
Policia vijon me hetimet, për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.