16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeNga menaxher marketingu te IT, njihuni me profesionet me fitimprurëse

Nga menaxher marketingu te IT, njihuni me profesionet me fitimprurëse

“Glassdoor” ka publikuar të dhënat e studimit të tyre më të fundit që ekzaminon se cilat role vlerësohen më tepër nga Gen Z.

Raporti zbuloi se në përgjithësi, “punonjësit Gen Z janë më të kënaqur në rolet që u ofrojnë atyre mundësinë për ta ridimensionuar kulturën e kompanisë ku punojnë si edhe punë të cilat u lejojnë atyre të kenë ndikim social”.

Kjo gjeneratë e ardhshme e talenteve tashmë po formon të ardhmen e tregut të punës, kështu që punëdhënësit që duan të tërheqin një fuqi punëtore më të re – por edhe analistët e tregut të punës – duhet të marrin parasysh se cilat punë, kompani dhe profesione janë vërtet më të vlerësuarat nga ky brez.

Profesioni me vlerësimin më të lartë për punonjësit e Gen Z ishte: rekrutuesi – ose ai që merret me punësimin dhe rekrutimin aktiv të stafit, me një vlerësim 4.79 në një shkallë 5-pikëshe.

Menaxheri i marketingut (4.56) dhe menaxheri i mediave sociale (4.46) u renditën në vendin e dytë e të tretë.

Megjithëse të dhënat tregojnë se Gen Z-të, të cilët kanë lindur midis vitit 1997 dhe 2012, janë entuziastë për të punuar në role që kanë ndikim në shoqëri, Glassdoor zbuloi se ata janë më pak të kënaqur me punën e tyre sesa demografitë e tjera, kryesisht për shkak të efektit të pandemisë, por jo vetëm.

Ndërsa punonjësit e gjeneratave Gen Z dhe Millennial e vlerësojnë kënaqësinë e tyre në vendin e punës në shkallën 3.80, Gjenerata X e vlerëson të tyren me 3.85, ndërsa Boomers-at janë më të lumturit në rolet e tyre, me vlerësimin 3.93.

Megjithatë, ka disa punë që Gjenerata Z i gjen më të favorshme se të tjerat.

Sipas raportit të Glassdoor, këto janë 10 punët më të vlerësuara për brezin më të ri – Gen Z:

Rekrutuesi

(Corporate Recruiter)

Vlerësimi mesatar: 4.79

Menaxher marketingu

(Marketing Manager)

Vlerësimi mesatar: 4.56

Menaxher i rrjeteve sociale

(Social Media Manager)

Vlerësimi mesatar: 4.46

Shkencëtar i të dhënave

(Data Scientist)

Vlerësimi mesatar: 4.44

Menaxher i produktit

(Product Manager)

Vlerësimi mesatar: 4.40

Specialist IT-je

(IT Specialist)

Vlerësimi mesatar: 4.35

Koordinator i llogarisë

(Account Coordinator)

Vlerësimi mesatar: 4.31

Analist kredie

(Credit Analyst)

Vlerësimi mesatar: 4.30

Inxhinier projekti

(Project Engineer)

Vlerësimi mesatar: 4.28

Bashkëpunëtor për zhvillimin e biznesit

(Business Development Associate)

Vlerësimi mesatar: 4.28.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat