6.5 C
Tirana
Thursday, November 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e mërkurë  vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore  të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe me alternime të kthjellimesh në zonën e qendrës dhe veriut deri në orët e mesditës. Më pas mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin.

Vranësirat e dendura do të shoqerohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive fillimisht në zonën e jugut dhe më pas reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në zonën e qendrës dhe verilindje. Në lartesinë mbi 700 metër në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.  Në relievet e tjera malore në lindje e verilindje të vendit në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobta bore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje  – verilindje me shpejtësi mesatare nga 1 – 7m/s, ndërsa përgjatë vijes bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtesi qe arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zona malore -2 deri 6°C,në zona e ulëta 0 deri 12°C,në zona bregdetare 4 deri 12°C.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat