15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesorePërmbyset kamioni me portokalle në rrugë/ Transportoni të sigurt mallin tuaj

Përmbyset kamioni me portokalle në rrugë/ Transportoni të sigurt mallin tuaj

Një aksident është shënuar sot në Greqi ku një kamion me portokalle është përmbysur duke bërë që e gjithë ngarkesa të derdhet në rrugë.

Aksidenti ndodhi në një rrugë në Kifissos, duke bërë që ngarkesa që do dërgohej në Pire të shkojë dëm.

Ekipet e qarkut, forcat e policisë dhe zjarrfikësit kanë qenë në vendngjarje për të rivendosur qarkullimin.

Aksidenti ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit, në kryqëzimin e rrugës Kifisos me rrugën Agias Annis në Agios Ioannis Rentis.

Sipas informacioneve, drejtuesi i kamionit ka mbetur i plagosur lehtë.

Transporti i largët i mallrave bën që ato të jenë të ekspozuara për një kohë të gjatë ndaj rreziqeve të shumta aksidentale të mjetit apo dhe fatkeqësive natyrore.

Për të shmangur humbjet nga rreziqet dhe të papriturat e ndryshme gjatë transportit, sigurimi i mallit në transport te SIGAL UNIQA Group Austria është një domosdoshmëri.

Format e rreziqeve që mbulohen:

SIGAL UNIQA Group Austria mbulon në sigurim çdo humbje apo dëmtim që vjen si pasojë e një ngjarje aksidentale.

  1. Mbulimi A – All Risk (Të gjitha rreziqet gjatë transportit)

Në mbulimin A, mallrat sigurohen nga të gjitha rreziqet e humbjeve ose dëmeve të shkaktuara nga çdo ngjarje e papritur. 

  1. Mbulimi B

Në mbulimin B, klienti zgjedh mbulimet e rreziqeve që dëshiron të sigurojë.

Rreziqet që mbulohen:

Të gjitha dëmtimet aksidentale, zjarr, shpërthim, aksidenteve të mjeteve të transportit, shkarkimin e mallit në një port tjetër në rast fatkeqësie, avarinë e përgjithshme, shpenzimet për shpëtimin e ngarkesës, dëmi që shkaktohet nga tërmeti, vullkani, rrufeja, vjedhja, dëmtimi i mallit nga uji në bordin e anijes, dëmtime dhe humbje të pakove gjatë ngarkim-shkarkimit.

Zona e mbulimit:

SIGAL UNIQA Group Austria siguron mallra që transportohen në të gjithë botën dhe ofron asistencë të plotë përmes agjencive në të gjithë Europën, duke ndjekur mallin nga nisja e deri në destinacion.

SIGURIMET E MARINËS

SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja kompani sigurimi në Shqipëri, përfaqësuese e një klubi P&I, siç është gjigandi “Raetsmarine-Holland”.

SIGAL UNIQA ofron shërbim të plotë dhe kompleks, KASKO e TPL në sigurimet e marinës, përmes Brokerit të Lloyd’s Thomposon Heath & Bond Ltd.

Përgjegjësi ndaj palëve të treta dhe Sigurimi HULL (KASKO) Marine

*Sigurimi MVL Mjetet e Vogla Lundruese deri në 24 metra mbulojnë përgjegjësinë ndaj çdo dëmi të shkaktuar palëve të treta gjatë lundrimit me mjetin e siguruar.

*Sigurimi HULL (KASKO) Marine mbulon me sigurim çdo rrezik te siguruar pavarësisht kush është fajtori

Rreziqet që mbulon ky sigurim: Rreziqet e detit ose ujrave të lundrueshëm, rënia në cektinë, zjarri, shpërthimi, vjedhja me dhunë nga persona jashtë anijes, hedhja e ngarkesës në det, pirateria, përplasja me mjete të tjera në tokë, det apo port.  Tërmeti, vullkani, thyerja e aksit të helikës, neglizhenca e kapitenit, rënie e pjesëve të objekteve fluturuese, avaria e përgjithshme.

Sigurimi i përgjegjësisë P&I (Protection and Indemnity Insurance)

Rreziqet që mbulon ky sigurim: Përgjegjësia ndaj palëve të treta nga dëme si pasojë e përplasjes në det; plagosja, sëmundja apo vdekja e një anëtari të ekuipazhit, pasagjeri apo pale të tretë; dëmshpërblimin për papunësisë si pasojë e përplasjes së anijes, shpenzimet për riatdhesimin e ekuipazhit; shpenzimet për shpëtimin e jetës; përgjegjësinë për mallin; konfiskimin e anijes; proceset gjyqësore etj.

SIGAL UNIQA Group Austria ofron mbulime të specializuara për:

Anijet e transportit të mallrave (cargo) dhe ato të peshkimit;

Jahte (Pleasure Crafts)

Motor Uji (Jet)

Çdo tip motoskafi

Përgjegjësi ndaj palëve të treta dhe Sigurimi KASKO Marine

*Sigurimi TPL Marine mbulon përgjegjësinë ndaj çdo dëmi të shkaktuar palëve të treta gjatë lundrimit me mjetin e siguruar

*Sigurimi KASKO Marine mbulon me sigurim çdo përgjegjësi e dëm të klientit pavarësisht kush është fajtori.

SIGAL UNIQA Group Austria ka investuar edhe në teknologji dhe inovacion.
Në bazë të kërkesave të vetë klientit mund të përcaktohet vendndodhja e mallit tuaj brenda pak minutash. Kështu, në çdo rast, poseduesi i mallit ka të gjitha informacionet e nevojshme për gjendjen e tij, mjetin e transportit dhe vendndodhje.
 
Gjithashtu është e para kompani ne Shqipëri që ofron sistemin Hibrid “eCMR protocol”, me raportim paperless dhe me transparencë dhe saktësi te lartë të dhënash.

Sa kushton?

  • Për transporte detare brenda Europës nga 0.15% deri në 0.5% të shumës së siguruar

Mos harroni! Periudha e sigurimit nis nga çasti kur mallrat ngarkohen në mjetin që kryen transportin e deri kur shkarkohen në vendin e parashikuar në kontratë.

Nëse doni të siguroheni, ka vetëm një emër SIGAL UNIQA Group Austria…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat