15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGreqia në alarm, rritje të rasteve me koronavirus dhe grip

Greqia në alarm, rritje të rasteve me koronavirus dhe grip

Me shqetësim po ndjekin specialistët e shëndetit në Greqi rritjen e rasteve me koronavirus, grip dhe virozat e stinës, siç evidentohen ato nga të dhënat e publikuara prej Organizmit Kombëtar të Shëndetit Publik (EODY).

Gjatë javës së fundit të vitit 2022 janë regjistruar 141 vdekje nga covid 19, shumica të grupmoshës mbi 75 vjeç, dhe 3 vdekje nga gripi, ndërsa është rritur shtrimi në spitale i pacientëve me koronavirus.
Por në ditët e para të këtij viti rritje gjithashtu shënojnë edhe rastet me grip dhe infeksione të tjera respiratore, sidomos tek fëmijët dhe të moshuarit.
Shumë spitale në Athinë, Selanik apo në qytetet e vogla të vendit, përballojnë tashmë çdo ditë, përveç koronavirusit, edhe infektimet nga gripi apo virozat e stinës, ndërsa sa i përket virusit respirator sinsincial, numri i rasteve tregon një rënie të lehtë.
Gjendja është rënduar edhe për shkak të mungesës së barnave, sidomos të shurupeve antipiretike, të kollës, ilaçeve që kanë të bëjnë kryesisht me fëmijët, si antibiotikët, ato kundër dhimbjeve dhe temperaturës etj, ndërsa ministria e Shëndetësisë ka premtuar se situata do të normalizohet në javën në vijim.
Specialistët janë të dyzuar sa i përket hapjes së shkollave të hënën që vjen, si faktor që mund të shtojë numrin e fëmijëve që do preken nga viruset e ndryshme.
Gjithashtu ata po ndjekin me vëmendje përhapjen e nënvariantit të ri të virusit korona në SHBA si dhe ecurinë e koronavirusit në Kinë ,ndërkohë që Greqia miratoi masat e propozuara nga BE për udhëtarët nga vendi aziatik në kontekstin e shqetësimit ndërkombëtar për shpërthimin e rasteve atje.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat