4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesore“Dua të më japë paratë”/ U dëmtua në aksident, vëllai akuzon...

“Dua të më japë paratë”/ U dëmtua në aksident, vëllai akuzon motrën: Nuk shkonte kot të nxjerrë birin e atij nga burgu…

Edhe pse ishte një ditë feste, motër e vëlla dolën në një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në Gjyq” në “E diela shqiptare” në Tv Klan.

Ndërsa të gjithë besimtarët e krishterë festonin Krishtlindjen, ata të dy u përballën me njëri-tjetrin për shkak të një konflikti që ka ardhur si pasojë e një aksidenti automobilistik i cili i ka sjellë dëmtime shumë të rënda Arturit.

Ky i fundit pretendon se vëllai dhe motra e tij kanë marrë para nga i ati i djalit që i shkaktoi aksidentin dhe pretendon që ata t’i kthejnë këto para.

Raste të tilla janë të shumta në vendin tonë dhe të cilat kanë një emërues të përbashkët “avokatët”.

Në Shqipëri, siç është vërtetuar edhe nga rastet e publikuara në emisionet investigative, është krijuar tashmë një skemë korruptive, nga një grup abuzuesish ekspertë, vlerësuesë dëmesh dhe avokatë që devijojnë dhe manipulojnë shkaqet dhe fajtorët e vërtetë të aksidentit, duke devijuar në mënyrë të qëllimtë edhe të drejtën e dëmshpërblimit.

Të parët që shkojnë tek koka e të aksidentuarit apo tek familjarët që kanë të vdekur janë individët që përgatitin skemat e vjedhjes së të dëmtuarit, duke bërë gjoja sikur po interesohen për hallin që atyre u ka rënë.

Duke qenë për nga natyra më të buta dhe presupozohet më të dhimbshme dhe qytetarët priren tu besojnë më shpejt, dërgohen pranë qytetarëve të dëmtuar apo atyre që kanë humbur familjarë, femra nën cilësinë e përfaqësuesve nga zyra ekspertësh, vlerësuesë dëmesh apo avokatë, duke bërë gjoja sikur atyre u vjen keq për çfarë qytetarit apo familjarit i ka ndodhur dhe me demek dëshiron ta ndihmojë që të përfitojë dëmshpërblimin.

Qytetarët, shpesh herë edhe nga mosinformimi, sepse e drejta e dëmshpërblimit i takon kujtdo që ka pësuar aksident dhe s’ka qenë fajtor i aksidentit, bien pre e këtyre mashtrimeve dhe hedhin edhe firma pa e ditur se për çfarë po i hedhin firmat dhe në fund ose nuk marrin asgjë që ju takon, sepse “përfaqësuesi” i tyre ka bërë marrëveshje me palën tjetër dhe e ka shitur mirëfilli rastin e tij/saj, duke ja dhënë pjesë nga dëmshpërblimi dikujt tjetër që nuk i takon.

LEXO EDHEKërkon 50% të dëmshpërblimit/ “Stop”: Mashtrimi i avokatit me aksidentin. As telefonin nuk u hap familjarëve

Siç e deklaroi dhe vetë i aksidentuari në emision, nga 35 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim që kishte marrë, 11 milionë i kishte përfituar avokati ose 32% të shumës totale.

Këto lloj situatash kanë sjellë dhe mungesë besimi tek kompanitë e sigurimit, kur në fakt edhe vetë kompanitë janë të dëmtuara në këtë rast dhe atyre u intereson që dëmin ta marrë pala që i takon dhe mbi të gjitha ta marrë në masën 100% dhe jo ta ndajnë me ndërmjetësit.

Sepse, kur klienti është i kënaqur, rrjedhimisht i beson kompanisë së sigurimit dhe mbetet klient besnik.

Dëmshpërblimi i drejtpërdrejtë dhe i përcaktuar qartë me skeda, me foto nga vendngjarja e aksidentit, një komision mjekësor i qartë dhe i pakorruptuar që di ta bëje në mënyrë të saktë vlerësimin e dëmit dhe masën e dëmshpërblimit, do rriste besimin e kompanive të sigurimit, sepse dëmshpërblimi do të kryhej shpejt dhe mbi të gjitha do të shkonte tek personi i duhur, tek pala e dëmtuar që vërtet i takon dhe jo tek ai që thjeshtë pretendon.

Kjo do të eleminonte palët përfituese, të cilët, përfitojnë nga ngjarja, përfitojnë nga familjarët që janë të tronditur në ato momente, do të ulte ulte evazionin fiskal sepse çdo gjë do të bëhej sipas rregullave dhe pa para në dorë; do gjeneronte klientë të kënaqur dhe me besim tek kompanitë e tyre të sigurimit, pra e thënë qartë çdo gjë do të funksiononte sipas rregullave e ligjeve!

Qytetarët duhet të dinë se, duke iu drejtuar palëve të treta nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin paratë që u takojnë. Sepse ka mjaft raste kur avokatët ua kanë marrë të gjithë dëmshpërblimin dhe dhe tani enden gjyqeve.

Drejtohuni te kompanitë e sigurimeve. Nëse ato nuk ju paguajnë brenda afatit të caktuar nga momenti që ti dorëzon dokumentat, atëherë drejtohu gjykatës.

LEXO EDHEJa pse nuk është “taksë” por mbrojtje financiare/ Limitet e dëmshpërblimit që mbulon siguracioni i detyrueshëm i makinës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat