7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreAmbasadorët e BE-së miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ambasadorët e BE-së miratojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel të martën kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Kështu është bërë e ditur nga Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian përmes një njoftimi në rrjeti social, Twitter.

Ky është një hap formal drejt finalizimit të këtij vendimi për të cilin ishin pajtuar vendet anëtare më 30 nëntor.

Kjo marrëveshje duhet të votohet në Komisionin për Drejtësi dhe Liri Qytetare (LIBE) në Parlamentin Evropian, e më pas edhe në seancë plenare. Pritet që kjo procedurë të jetë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

 

Disa ditë më parë, përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian arritën marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, në çfarëdo rasti jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”, thuhej në njoftimin e PE-së.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat