-1.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetVIDEO/ Zjarr në një hotel luksoz në Turqi. Çfarë duhet të sigurojë...

VIDEO/ Zjarr në një hotel luksoz në Turqi. Çfarë duhet të sigurojë një biznes

Një hotel lluksoz në Turqi është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Vospor. Sipas informacione të deritanishme, zjarri ka rënë teksa një hotel po kryheshin restaurime.

Siç raportojnë mediet lokale, janë lënduar tre persona, ndërsa trafiku në zonë u bllokua.

Çfarë duhet të sigurojë një biznes

Sigurimi i biznesit është shumë i rëndesishëm. Nëse nuk jeni te siguruar ju mund të përballeni me rrezikun real që  të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj.

Në varësi të dëmit ju mund të rrezikoni deri në mbylljen e biznesit tuaj.

Disa nga policat më të rëndësishme të sigurimit për biznese, të cilat mbulojnë financiarisht  investimin tuaj:

1- Sigurimi i pronës

Sigurimi i pronës së biznesit, i njohur gjithashtu si sigurimi i pronës komerciale, mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera si tërmeti, përmbytja, vjedhja, etj. Ky lloj sigurimi biznesi ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.

2- Sigurimi i përgjegjësisë së aktivitetit

Çdo biznes duhet të jetë i pajisur me policën e sigurimit të përgjegjësisë. Kjo policë ofron mbrojtje ndaj incidenteve të palëve të treta, si lëndime trupore, apo dëmtime të pronës, të cilat mund të çojnë në ngritje padish dhe të kenë pasoja financiare të rënda. Sigurimi i përgjegjësisë publike, mbulon shpenzimet tuaja në rast kur ju duhet të dëmshpërbleni, të paguani për kujdesin mjekësor, apo për shpenzimet ligjore në rast padish.

4- Sigurimi i përgjegjësisë së produktit

Ky lloj mbulimi mbron biznesin tuaj nga kostot nëse një produkt nuk funksionon siç duhet dhe i shkakton dëm një pale të tretë. Sa më shumë produkte që prodhoni dhe krijoni, aq më të mëdha janë shanset që një nga produktet të ketë një defekt. Disa nga bizneset që sigurojnë  përgjegjësinë e produktit janë Dyqanet, Distributorët, Prodhuesit, Restorantet, etj. Polica e sigurimit të përgjegjësisë së produktit mbulon dëmshpërblimet, shpenzimet ligjore dhe faturat mjekësore.

5- Sigurimi i përgjegjësive të ndërtimit

Nëse keni një biznes ndërtimi, ju kërkohet të keni një policë sigurimi të përgjegjësisë së ndërtuesit. Ky mbulim mbron nga gabimet e ndërtimit ose humbjet e shkaktuara gjatë projektimit të një ndërtese. Sigurimi i Përgjegjësisë së Ndërtuesit është i detyrueshëm për të gjithë ndërtuesit dhe për çdo objekt të përfunduar, qoftë ky pallat, shtëpi private, vilë, hotel, apo çfarëdo objekti tjetër. Sigurimet EAR (Sigurimi nga rreziqet në montim) dhe CAR (Sigurimi nga rreziqet në ndërtim), janë gjithashtu dy mbulime të domosdoshme për çdo sipërmarrje ndërtimi, të cilat ofrojnë mbulim për dëmtime dhe aksidente që ndodhin gjatë montimit, apo ndërtimit, duke parandaluar vonesat apo ndërprerjen e punës për një kohë të gjatë.

6- Sigurimi nga aksidentet për punonjësit

Sigurimi nga aksidentet për punonjësit ju mbron nga paditë ose pretendimet që rezultojnë nga dëmtimet e punonjësve që ndodhin si pasojë e natyrës së punës së tyre. Një policë e tillë sigurimi mbulon dëmshpërblimet për paaftësim, dëmshpërblimet në rast vdekjeje aksidentale, si dhe shpenzimet mjekësore për punonjësit e aksidentuar. Sigurimi nga aksidentet për punonjësit vlen kryesisht për bizneset, veprimtaria e të cilëve është me rrezikshmëri të lartë. Minatorët, punonjësit e ndërtimit, punonjësit në industrinë metalurgjike, etj, janë disa nga kategoritë më të rrezikuara për të cilat sigurimi nga aksidentet është i domosdoshëm.

7- Sigurimi i përgjegjësisë profesionale

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale mbron profesionistët nga humbjet dhe dëmet që i shkaktohen palëve të treta, duke shmangur rrezikun e humbjeve të rënda financiare.

Inxhinierët, arkitekët, mjekët, dentistët, farmacistët, avokatët, noterët etj, janë disa nga profesionistët që kanë të nevojshëm Sigurimin e Përgjegjësisë Profesionale në rast të gabimeve, apo dëmeve të tjera që iu shkaktohen palëve të treta.

LEXO EDHEPagoi 300 euro, u dëmshpërblye me 30 mijë euro/ SIGAL UNIQA i përgjigjet në kohë qytetarit në Durrës

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat