Sizmiologët grekë janë ende të shqetësuar për dy tërmetet e fuqishme që kanë tronditur ishullin e Evoias gjatë 36 orëve të fundit, 120 lëkundjeve të tjera sizmike që kanë pasuar, dhe kryesisht për këtë vatër të re në këtë zonë të vendit që nuk ka dhënë në të kaluarën tërmete.
Lëkundja e parë e fuqishme ndodhi mëngjesin e së martës në zonën qëndrore të ishullit me fuqi 4.7 ballë shkalla Rihter dhe është ndjerë edhe në Athinë.
Por rreth 16 orë më vonë ka ardhur lëkundja e dytë prej 5 ballësh shkalla Rihter ,që ka shkaktuar shqetësim tek banorët e fshatit Zarakes ku ka qenë edhe epiqendra, pasuar nga një sekuencë e madhe pasgoditjesh, e cila po zhvillohet normalisht, ndërsa specialistët janë thuajse të bindur se mund të kemi edhe një ose disa tërmete të tjera të fuqishme.
“Këmbëngulja e aktivitetit sizmik na shqetësoi me kaq tërmete të fuqishme 4.8 apo 5 Rihter si dhe lëkundjet e tjera sizmike që pasojnë dhe përveç kësaj zona ku po ndodhin është zgjeruar më shumë se dje. Kjo mund të na çojë në një tërmet të fuqishëm. Për shkak se nuk njohim mirë tektonikën e zonës dhe historinë e tërmeteve atje, sepse nuk kemi eksperiencë sizmike, banorët nuk dinë si të veprojnë dhe banesat nuk plotësojnë kushtet sizmike, duhet të kemi kujdes shumë të madh sepse në një skenar të keq , pasojat mund të jenë tepër negative”, shprehet Kostas Papazahos, profesori i gjeofizikës në Universitetin Aristotelis, Selanik.
Frika ka mbajtur zgjuar shumë banorë gjatë natës dhe shumë prej tyre kanë fjetur në makina.
Deri më tani janë regjistruar dëme të vogla në dhjetë shtëpi dhe ndërtesa, një prej tyre edhe kopsht fëmijësh.
Ndërsa një ekip inxhinierësh të Ministrisë së Infrastrukturës kanë shkuar në zonë për të parë dëmet, autoritetet kanë mbyllur shkollat në të gjithë ishullin,i sprovuar dy vitet e fundit nga zjarret masive ,por edhe nga përmbytjet.
Sizmiologët këshillojnë të gjithë banorët që kanë shtëpi të vjetra të mos qëndrojnë brenda tyre derisa të çlirohet energjia sizmike dhe të monitorohet fenomeni për të paktën një javë.
Natën e kaluar një tërmet me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter, është regjistruar në zonën detare 34 kilometra në jugperëndim të Lixourit, në Kefaloninë perëndimore, siç njoftoi Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar , pa shkaktuar dëme.
Epiqendra e tërmetit ishte afërsisht 317 kilometra në perëndim të Athinës, në një zonë që jep tërmete të fuqishme.
LEXO EDHE: ‘Kujdes me ndërtimet’! Sensibilizim i IGJEUM në zonat e goditura nga tërmeti i 55 viteve më parë
Edhe Shqipëria është një vend me veprimtari të theksuar sizmike.
Sipas sizmiologut të njohur, Prof. Rrapo Ormëni, “Vendi ynë është një vend i dalluar në Europë për aktivitetin e tij sizmik, i cili ndodh kryesisht në disa breza sizmogjen siç është ai Adriatiko-Jonian, brezi Korçë-Ohër-Peshkopi dhe brezi Vlorë-Lushnje-Elbasan-Dibër”. Në këto breza bien tërmete me magnituda të mëdha siç ka qenë tërmeti i vitit 1979 me magnitudë 6.9 të shkallës rihter, tërmeti i Durrësit i vitit 2019 me magnitudë 6.4 ballë të shkallës rihter. Po ashtu edhe tërmeti i vitit 1967 në Peshkopi me magnitudë 6.8 të shkallës rihter”.
Po sa të përgatitur dhe të mbrojtur jemi ne përballë fatkeqësive natyrore? Sa prej nesh kanë siguruar banesat apo bizneset?
Sigurimi i Pronës
SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për pasuritë e paluajtshme (banesa, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, që përfshin makineri, pajisje, inventar ekonomik, mallra etj.
Çfarë rreziqesh mbulohen?
Kompania e sigurimit ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:
Zjarrit,
Tërmetit,
Përmbytjes,
Stuhisë,
Rrufesë,
Shpërthimit,
Përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij.
Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
LEXO EDHE: Ti siguron shtëpinë dhe makinën/ SIGAL të jep mjekun me vete, për një vit, FALAS