13.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Mendo Globalen, Rrok Virtualen”/ Çel siparin Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, nuk mungon...

“Mendo Globalen, Rrok Virtualen”/ Çel siparin Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, nuk mungon as SIGAL UNIQA

Ngriti ditën e sotme edicioni i 28-të i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event, që do të zgjasë deri më 3 Dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

Ky panair është kthyer çdo vit në qendër të lidhjeve mes sipërmarrësve, investitorëve dhe institucioneve.

I dashur nga më shumë se 250 ekspozues dhe 19.000 vizitorë (statistikat e edicionit të fundit, pavarësisht kufizimeve globale) të ardhur nga 15 vende, ky eveniment përfaqëson kompanitë lidere, të prirura për ndarjen e njohurive dhe për zgjidhje të reja në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë ndërtimin, energjinë e rinovueshme, bujqësinë, sigurinë dhe dixhitalizimin.

Në një ngjarje të rëndësishme për kryeqytetin shqiptar nuk mund të mungonte as kompania më e madhe e sigurimeve në rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

Stenda e kompanisë do të jetë pjesë e panairit për tre ditë. Ndërsa drejtuesit dhe specialistët e departamenteve të pasurisë, shëndetit, motorikeve dhe Marinës në SIGAL UNIQA do të jenë aty çdokënd që do të mësojë më shumë mbi sigurimet dhe benefitet e tyre në jetën e gjithësecilit prej nesh.

Pa harruar edhe SIGAL ONLINE, platforma e blerjes nga celulari apo laptopi e çdo siguracioni që ju nevojitet.

LEXO EDHE: Siguracioni vjen aty ku jeni/ 5 avantazhet që ofron “SIGAL ONLINE”

Edicioni i këtij viti sjell më fuqishëm se në të paktën 5 vjeçarin e fundit, sipëmarrësit nga

Serbia. Mbi 50 biznese elitare nën kujdesin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së

Serbisë dhe RAS – Agjencisë Shtetërore për Zhvillim të Serbisë.

Dhoma e Tregtisë e Stambollit, në përvjetorin e saj të 140-të, vjen me kompanitë e

zgjedhura që përmes Shqipërisë, shohin përtej investimet, për më thellë në Rajon.

Dhoma e Tregtisë e Malit të Zi, me mbi 15 ekspozues në sektorë të ndryshëm me veçanti

të spikatur;

Italia e pranishme me pushtetin e saj të përhershëm në produkte ushqimore, pije,

materiale ndërtimi, pajisje për sektorin civil dhe ushtarak, energjitikë, stil dhe fashion;

Greqia, Franca, Danimarka, Gjermania, Hollanda me prani të drejtpërdrejta ose të përfaqësuara nga kompanitë bija, tek të cilat kanë investuar së fundmi në materiale ndërtimi, teknologji dhe sisteme survejimi, elektroshtëpiake etj.

Motoja e këtij edicioni është “Mendo Globalen, Rrok Virtualen” si përgjigje e zhvillimit që ofron koha, zhvillim ky, i gërshetuar me tregjet globale, duke u bërë më koheziv  në epokën e dixhitalizimit.

Ju mirëpresim!

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat