Sipas raportit vjetor të rrezikut botëror, kryer nga Banka Botërore, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 180 vende bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë, cenueshmërinë, dhe kapacitetet përballuese dhe përshtatëse, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe e 61-ta në botë.
Nga territori i përgjithshëm i Shqipërisë, 86% është e prirur ndaj fatkeqësive; kjo zonë gjeneron 88.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).
Humbjet mesatare vjetore për shkak të fatkeqësive janë rreth 2.5% e GDP-së, ku vetëm nga përmbytjet dëmet llogariten mesatarisht 48 milionë dollarë në vit.
Këto vlerësime mbulojnë asetet e sektorit privat, por jo ato publik.
Po sa të përgatitur dhe të mbrojtur jemi ne përballë fatkeqësive natyrore? Sa prej nesh kanë siguruar banesat, bizneset apo automjetet?
Sigurimi i Pronës
SIGAL UNIQA ofron këtë sigurim për pasuritë e paluajtshme (banesat, njësitë tregtare dhe industriale), pasurinë e luajtshme, e cila përfshin (Makineri, pajisje, inventar ekonomik, lëndë e parë, mallra).
Çfarë rreziqesh mbulohen?
Kompania e sigurimit ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:
Zjarrit,
Tërmetit,
Përmbytjes,
Stuhisë,
Rrufesë,
Shpërthimit,
Përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij.
Çmimi? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
LEXO EDHE: Ti siguron shtëpinë dhe makinën/ SIGAL të jep mjekun me vete, për një vit, FALAS
Cili siguracion mbron makinën time nga fatkeqësitë natyrore?
Automjetet janë shumë të rëndësishme për përditshmërinë tonë. Ndaj secili duhet ta ketë të siguruar atë. Por jo të gjitha siguracionet janë njësoj.
Nëse jeni duke kërkuar sigurimin e duhur për makinën tuaj, i cili t’ju mbroj financiarisht edhe nga dukuritë natyrore, zgjidhni Siguracionin KASKO nga SIGAL UNIQA Group Austria.
Mbulimet:
- Dëmtime Aksidentale
Përplasja me një objekt fiks ose të lëvizshëm. Dalja nga rruga apo përmbysja e mjetit.
- Thyerja e xhamave
- Zjarr, Rrufe, Eksplozion
- Katastrofat Natyrore
- Vjedhja ose vjedhja e pjesshme
- Dëmtim në parkim nga mjet tjetër
- Dëmtimi nga akte keqdashëse
SIGAL ONLINE
Siguracionin e Pronës, Shëndetit apo Automjetit tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.
Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.
Siguroni apartamentin, vilën, shtëpinë private apo automjetin tuaj nga humbja, dëmtimi ose shkatërrimi pa qenë nevoja të paraqiteni në një zyrë SIGAL por direkt nga celulari apo laptopi juaj.
Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari siguracionin e shtëpisë. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt.
Për më shumë informacione, shkruani në:
E-mail: [email protected]
WhatsApp: +355 68 606 2829