14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBanka Botërore: Buxheti i Shqipërisë për fatkeqësitë natyrore, i pamjaftueshëm

Banka Botërore: Buxheti i Shqipërisë për fatkeqësitë natyrore, i pamjaftueshëm

Prej muajsh kishim kthyer sytë nga qielli duke pritur shiun që do të përmirësonte situatën energjetike në vend.

Lutjet u dëgjuan fundjavën që lamë pas, por nuk ishim tërësisht të përgatitur dhe jo çdo gjë shkoi sipas planit.

Prurjet ishin më të mëdha nga sa kaskada mund të përballojë dhe pasojat po ndihen në mijëra hektarë tokë bujqësore të përmbytura, dhjetëra familje të evakuuar, në rrugë të bllokuara dhe fatkeqësisht edhe me dy viktima.

Shqipëria rezulton si vendi më i ekspozuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore. Baza e të dhënave ndërkombëtare të fatkeqësive tregon se gjatë 40 viteve të fundit, përmbytjet përbëjnë 38% të gjithë këtyre rasteve.

Por pavarësisht bilanceve të përvitshme të përmbytjeve, një raport i Bankës Botërore zbulon se Shqipëria nuk ka zhvilluar plotësisht një vlerësim paraprak të riskut nga përmbytjet, ndërsa edhe buxheti për fatkeqësitë natyrore vlerësohet si i pamjaftueshëm.

Gjatë vitit 2022, sipas pagesave të Thesarit të Shtetit, janë shpenzuar vetëm rreth 150 milionë lekë për mirëmbajtjen e disa hidrovoreve, si ai i Karavastasë, ndërsa një pjesë e fondeve janë përdorur për monitorimin e hidrovoreve me sistem kamerash.

144 milionë lekë rezultojnë të paguara për mirëmbajtjen e argjinaturave.

Sipas vetë relacionit të buxhetit për vitin e ardhshëm, vlerësohet se vetëm 57% e hidrovoreve të nevojshëm janë rehabilituar apo ndërtuar. Ndërsa veprat e mbrojtjes nga përmbytja, si argjinaturat gjatësore dhe panelet tërthorë janë vetëm 105 kilometra, nga 300 kilometra të nevojshme.

A është e ekspozuar ekonomia dhe shoqëria shqiptare ndaj riskut të katastrofave natyrore?

Një Studim i mëparshëm i Bankës Botërore e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të ekspozuara ekonomikisht nga risku i shumëfishtë i katastrofave natyrore, me gati 90% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekspozuar në risk nga katastrofat natyrore.

Me gjithë ekspozimin e tyre serioz ndaj rrezikut të fatkeqësive të shkaktuara nga impakti i rreziqeve natyrore përfshirë tërmetet, përmbytjet, zjarret në pyje, thatësira dhe shkarja e tokës, shpeshtësia dhe shkalla e dëmit të të cilave ka gjasa të rritet si rezultat i ndryshimeve klimatike, menaxhimi i rrezikut ndaj fatkeqësive natyrore është shumë i dobët në vendin tonë.

Në këto vende është realisht inekzistent mbulimi i pronave të pronarëve të shtëpive dhe bizneseve të vogla me siguracion në rast fatkeqësish. Përveç vuajtjeve njerëzore dhe humbjeve në njerëz, katastrofat natyrore kanë një impakt të konsiderueshëm në ecurinë ekonomike të vendeve të prekura.

Sipas raporteve mujore të AMF, një qytear shqiptar shpenzon vetëm 8 euro për frymë për Sigurimin e Pronës.

Referuar të dhënave të Insurance Europe, në shtetet e Bashkimit Europian në fund të vitit 2020 kishte një mesatare për frymë prej mbi 700 eurosh.

Nëse ecim me rritjen që është shenjuar nga viti 2019 në 2020, përllogaritet që për këtë vit konsumi për frymë në BE për Sigurimin e Pronës të jetë rreth 728 euro.

Impakti i sigurimit të pronës do të sillte përfitime të shumta fiskale dhe përfitime për familjet, bizneset dhe qeverinë.

Në rastin e familjeve: Aksesi për një sigurim të përballueshëm në rast fatkeqësish natyrore do të shërbejë si një rrjet i rëndësishëm financiar siguracioni që do të ndihmojë pronarët e shtëpive të mbrojnë kursimet e tyre dhe të evitojnë shkatërrimin financiar.

Në rastin e bizneseve: Aksesi për sigurim ndaj fatkeqësive natyrore do të reduktojë impaktin e padëshirueshëm të rreziqeve natyrore në fitimet e tyre duke reduktuar në këtë mënyrë koston e huamarrjes dhe duke çuar në përmirësimin e vlerësimeve të biznesit.

Në rastin e qeverisë sigurimi i pronës do të ndihmojë në reduktimin e detyrimeve të mundshme financiare që lindin si rezultat i ekspozimit ndaj rreziqeve natyrore. Do të mundësojë akses ndaj likuiditeteve të menjëhershme pas rasteve të fatkeqësive. Do të ndihmojë të zbusë impaktet e padëshiruara nga rreziqet natyrore në stabilitetin fiskal dhe rritjen ekonomike.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri tashmë është mjaft i konsoliduar dhe i ofron pronarëve të shtëpive dhe të bizneseve sigurim për katastrofat natyrore me çmim të përballueshëm.

Pas tërmeteve të vitit 2019 u shkaktuan shumë dëme materiale dhe jetësore.

Tregu i sigurimeve u gjend pranë të gjithë të dëmtuarve duke i vlerësuar dëmet e shkatuara dhe duke i likuiduar në kohë rekord.

Familjarët dhe bizneset e siguruara ishte e vetmja shtresë që nuk u “stresua” për kostot financiare të dëmeve të shkaktuara. Vlera monetare e dëmeve të paguara vetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove, gjë që tregon konsolidimin dhe gatishmërinë e likuiditetit të tregut financiar në Shqipëri.

Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Sigurimet, në fund të fundit, janë ato që të krijojnë personalitetin dhe dinjitetin e njeriut. Ato mundësojnë pavarësinë e çdo qytetari nga shteti. Sepse nëse ke një paketë sigurimesh që janë më të domosdoshme për vijueshmërinë normale të jetës, atëherë nuk të intereson të dish as se kush është kryetari i bashkisë, as se kush është ministri i shëndetësisë apo ministri i financave e kështu me radhë. Ty të intereson që ajo kontratë sigurimesh që ti ke lidhur me kompaninë e sigurimeve të zbatohet dhe të të dëmshpërblejë për ato dëme që të janë shkaktuar.

Për fatin e mirë të të gjithë pronarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë. Në SIGAL UNIQA, kompania më e madhe e sigurimeve në vend, sigurimi i pronës kushton duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Sigurimi i pronës ndikon në jetën e gjithkujt dhe në gjithë ekonominë e vendit!

LEXO EDHE: “Të zbuluar” përballë katastrofave natyrore/ Një shqiptar shpenzon vetëm 8 euro për sigurimin e pronës; një europian mbi 700 euro

Sigurimi i Pronës, tashmë vetëm një klikim larg

Siguracionin e Pronës tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe.

Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg duke ju kursyer kohë, dhe para.

Siguroni apartamentin, vilën, shtëpinë private nga humbja, dëmtimi ose shkatërrimi pa qenë nevoja të paraqiteni në një zyrë SIGAL por direkt nga celulari apo laptopi juaj.

Hyni në www.sigal.com.al  dhe blini direkt nga celulari siguracionin e pronës. Shpejt, Thjesht dhe Sigurt”.

PSE SIGAL UNIQA?

Nën moton “sigurimi nuk është biznes, por përgjegjësi”, SIGAL UNIQA, në 23 vite të ekzistencës së saj në treg, ka paguar mbi 400 milionë euro dëme tek klientët e saj, ndërsa tregoi forcën dhe seriozitetin e saj pas tërmeteve të vitit 2019 ku pagoi mbi 16 milionë euro dëme.

Pa harruar rikthimin në gjendjen e mëparshme të dy institucioneve të rëndësishme kulturore në vend, Teatri “Skampa” në Elbasan dhe Kinema Millenium në Korçë, të dyja të shkrumbuara totalisht nga zjarri.

Përveç korrektësisë dhe seriozitetin me klientët, SIGAL ka edhe një tjetër çelës suksesi që e kanë bërë kompaninë më të besuar të sigurimeve: pagimin e drejtëpërdrejtë të klientëve në rast dëmi, qoftë ai material apo shëndetësor.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria…

Për çdo pyetje apo paqartësi, kontaktoni në:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat