8.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga kontrolli i përbashkët kufitar te lehtësirat për operatorët turistikë/ Marrëveshjet që...

Nga kontrolli i përbashkët kufitar te lehtësirat për operatorët turistikë/ Marrëveshjet që firmosen sot mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Sot do të mbahet në Shkup mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në llogarinë e tij në Facebook bën të ditur se në këtë mbledhje do të finalizohen një sërë marrëveshjesh e memorandumesh ndërqeveritare Shqipëri – Maqedoni e Veriut.

Në këtë mbledhje do të firmosen rreth 20 marrëveshje dhe memorandume.

1. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e task forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë

2. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/Kjafasan.

3. Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025

4. Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital

5. Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

6.  Memorandum bashkëpunimi për njohjen e ndersjelltë për lehtësim të aktiviteteve të operatorëve turistikë.

7. Memorandum bashkëpunim për shkëmbimet tregtare.

Pak ditë më parë, me qëllim uljen e kostove për shqiptarët që punojnë ose bëjnë biznes me shtetin fqinj, Maqedoninë e Veriut, nxitjen e lëvizjes të qytetarëve në të dy anët e kufirit dhe për ti dhënë më shumë hov turizmit në të dy shtetet, Asambleja e Byrosë Shqiptare të Sigurimeve vendosi që, prej datës 1 nëntor 2022, siguracioni “Karton Jeshil” për një afat 15-ditor të mos shitet më me çmimin 40 euro por vetëm 15 euro.

LEXO EDHE: 3 arsyet pse siguracionin “Karton Jeshil” duhet ta merrni nga SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat