10.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet'Fol Shqip, Shkruaj Shqip, Dëgjo Shqip'/ “Vatra” promovon "SIGAL Audiobooks" në New...

‘Fol Shqip, Shkruaj Shqip, Dëgjo Shqip’/ “Vatra” promovon “SIGAL Audiobooks” në New York

Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar” – Holger Pedersen.

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA”, në bashkëpunim me  Sigal Uniqa Group Austria, shkollën shqipe “Children of the Eagle”, Organizatën “Motrat Qiriazi” dhe Shoqatën e Shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë, promovon platformën dixhitale www.audiobooks.al  me qëllim ruajtjen, zhvillimin dhe trashëgimin brez pas brezi të gjuhës shqipe, gjuhës së shtrenjtë të kombit tonë.

Leximi është palestra e mendjes. Të shpenzosh kohë duke iu përkushtuar leximit është një aktivitet për të cilin do falenderosh veten më vonë. Përfitimet të cilat grumbullohen janë të panumërta ndërsa thelbësore është ruajtja e gjuhës amtare, kryesisht për fëmijët e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe gjithë Diasporën.

Ndaj SIGAL UNIQA Group Austria përmes “SIGAL AudioBooks”, platforma e parë dixhitale e librave audio, sjell te shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, pa asnjë kosto, librat e autorëve më të njohur, shqiptarë dhe të huaj.

Te “SIGAL Audiobooks” e gjejnë veten duke filluar që nga fëmijët e moshave të vogla, duke dëgjuar përrallat e tyre të preferuara, fëmijët pak më të rritur me librat shkollorë apo libra artistikë që u përshtaten moshës së tyre dhe deri tek të rriturit, që mund të dëgjojnë romane, histori, kulturë, e plot libra interesantë dhe me vlera të mëdha.

Librat vijnë tek ju nëpërmjet zërave të njohur të personazheve që kanë shumë vite eksperiencë në gazetari dhe jetën publike, dhe me profesionalizmin dhe zërin e tyre unik përcjellin tek çdo dëgjues librat më të mirë të epokës moderne, si dhe të historisë e kulturës së vjetër mesjetare e të rilindjes.

Shifra mbi “SIGAL UNIQA Audiobooks”

  • Mbi 300 libra FALAS
  • Mbi 50,000 përdorues besnikë

Gjeografia e përdoruesve:

  • Shqipëri: 52,12%
  • Kosovë: 25,69%
  • Maqedoni e Veriut: 7,41%
  • SHBA: 2,73%
  • Gjermani: 2,10%
  • Itali: 1,77%
  • Greqi: 1,33%
  • Britani e Madhe: 0,91%
  • Të tjerat: 14,78%

Por si lindi ky projekt?

“SIGAL Audiobooks” lindi si ide e Z. Avni Ponari, themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë më të madhe të sigurimeve në vend dhe rajon, SIGAL UNIQA Group Austria.

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe në këtë mënyrë e merr librarinë kudo me vete, në makinë, udhëtime, punë e kudo tjetër.

“Vatra” dhe SIGAL UNIQA Group Austria fton të gjithë komunitetin shqiptar në SHBA ti bashkohet këtij aktiviteti, më 12 nëntor, ora 11:30 në Sallën Ilyria, Belham Pkwy, Bronx, New York.

Nuk ka mëkat më të madh për një komb, kur i copëtohet gjuha. Gjuha shqipe është tipar themelor i kombit shqiptar, prandaj atë duhet ta ruajmë dhe ta mbrojmë, ta shkruajmë e ta flasim sa më thjeshtë e sa më bukur.

LEXO EDHE: Top News: “Audiobooks.al”, merre librarinë kudo me vete

Kush nuk e ka bërë ende, le ta shkarkojë tani “SIGAL Audiobooks” në App Store dhe Play Store dhe ta marrë librarinë kudo me vete.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat