14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBE jep 1 miliard euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor në krizën energjitike

BE jep 1 miliard euro ndihmë për Ballkanin Perëndimor në krizën energjitike

Bashkimi Europian ka hartuar një plan masash mbështetëse për Ballkanin Perëndimor me qëllimin që rajoni t`i bëjë ballë krizës energjetike.

Planin e shoqëruar nga një fond prej 1 miliard eurosh, kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka ndërmend t`ua paraqesë vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor, e për këtë arsye nis këtë javë një tur disa ditor,  ndalesa e parë e të cilit do të jetë Shkupi.

Shefja e KE-së pritet të vizitojë kryeqytetin maqedonas të mërkurën; të enjten do të jetë në Prishtinë, ndërsa po atë ditë kryekomisionerja duhet të vizitojë dhe Tiranën. Turi vijon të premten në Bosnjë e Mal të Zi, dhe mbyllet ditën e shtunë me  Serbinë. Energjia dhe ndryshimet klimatike, së bashku me paqen e sigurinë, situatën ekonomike dhe emigracionin ishin tema qëndrore të takimit të parë të Bashkësisë Politike Europiane, të mbajtur në 6 tetor në Pragë.

Në samitin e fundit në Bruksel, sakaq vendet e BE-së ranë dakord për të “hartuar masat për kufizimin e rritjes së çmimeve të energjisë për familjet dhe kompanitë”. Sesi do të duket megjithatë konkretisht zbatimi i kësaj marrëveshjeje nuk është ende e qartë në shumë aspekte.

Sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, shtetet anëtare u pajtuan me blerjet e përbashkëta të gazit, të cilat Komisioni i BE-së propozon t’i bëjë në një masë të vogël të detyrueshme.  Të martën, në një takim në Luksemburg, ministrat e energjisë së bllokut pritet të shqyrtojnë mënyrat sesi mund të parandalohen luhatjet e çmimeve të shkaktuara nga spekulimet në tregun e gazit. Von der Leyn sqaroi se do të prezantohet një mekanizëm korrigjues i tregut për të kufizuar rritjen e tepërt të çmimit të gazit, e tani, do të duhet te përpunohen mekanizmat për zbatimin.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat