14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKriza e emigrantëve, Çekia kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Kriza e emigrantëve, Çekia kërkon rikthimin e vizave për Shqipërinë

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm që po kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe Serbisë për të kërkuar azil në BE, ka sjellë vendosjen në tavolinën e bisedimeve të propozimit për pezullimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.

Shtetas nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi po hyjnë legalisht pa viza me rrugë ajrore në Serbi, e disa prej këtyre vendeve janë duke hyrë edhe në Shqipëri, ndërsa një numër shumë i lartë i tyre lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt vendeve anëtare të BE-së”, theksohet në dokument.

Rritja e numrit të emigrantëve të paligjshëm po ushtron presion mbi shtetet fqinje të BE-së, Austrisë, Kroacisë si edhe Sllovenisë.

Ndaj në dokument nënvizohet presioni diplomatik ndaj Shqipërisë dhe Serbisë për të harmonizuar heqjet e vizave dhe për të rikthyer mbrapsht më shumë emigrantë të parregullt.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat