15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBien sirenat e alarmit, Kiev sulmohet me dron

Bien sirenat e alarmit, Kiev sulmohet me dron

Të paktën tre shpërthime janë dëgjuar herët në mëngjes në kryeqytetin ukrainas Kiev.

Sirenat e sulmit ajror kanë zgjuar qytetarët, ndërsa kryebashkiaku Vitalii Klitschko tha se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy ishin dëmtuar.

Andriy Yermak, kreu i zyrës së Presidentit Zelensky, tha se sulmet ishin nga të ashtuquajturat dron kamikaze.

Klitschko tha se dronet kanë sulmuar lagjen e Shevchenkivskiy, i cili u godit nga disa sulme javën e kaluar. Ai tha se ekipet e shpëtimit ishin në vend dhe u tha banorëve të qëndronin në strehimoret e sulmeve ajrore.

Yermak tha në Telegram se sulmi ishte nga dronët kamikaze dhe se Ukraina kishte nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore “sa më shpejt të jetë e mundur”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat