11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNë rritje oferta dhe kërkesat për apartamente, çmimet nuk ndalen/ BSH: Për...

Në rritje oferta dhe kërkesat për apartamente, çmimet nuk ndalen/ BSH: Për një vit çmimet në Tiranë u ngritën 39%, pitshmëri të njëjta në vijim

Në analizën që i bën tregut të pasurive të paluajtëshme për gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë konkludon se janë rritur të tre komponëntët bazë të tij, oferta, kërkesa dhe kostot e ndërtimit, çka parashikohet të sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve.

Mbi bazën e të dhënave të vrojtimit për gjendjen e tregut të pasurive të paluajtshme dhe ecurinë e çmimit të banesave, të dhënave të raportuara nga bankat dhe të dhënave të tjera administrative, Banka e Shqipërisë vlerëson që gjatë periudhës, kërkesa, oferta dhe kostot e ndërtimit në tregun e pasurive të paluajtshme janë rritur dukshëm.

Rritja e kërkesës dëshmohet nga rritja e vëllimit të shitjeve, rënia e numrit të pronave të pashitura dhe rritja e kredisë për blerje banese. Rritja e ofertës lidhet me rritjen e qëndrueshme të numrit të lejeve të ndërtimit, e shoqëruar këtë herë edhe me rritjen e dukshme të kostove të ndërtimit.

Ecuria e këtyre të fundit, sipas bankës së Shqipërisë ka reflektuar rritjen e fortë në shpenzimet për energji, materiale ndërtimi dhe makineri. Paralelisht, kjo është shoqëruar me rritjen e tepricës së kredisë për ndërtim nga ana e sektorit bankar.

Stoku i kredisë për blerje pasurish të paluajtshme nga sektori i individëve shënoi rreth 140 miliardë lekë në fund të periudhës, duke u rritur me 8% dhe 16% kundrejt nivelit të regjistruar gjashtë muaj dhe një vit më parë.

LEXO EDHETregu i sigurimeve u rrit me 9.5% për 8-mujorin/ SIGAL LIFE vijon lidershipin në prime dhe në dëmet e paguara

Këto zhvillime kanë rezultuar në një rritje të ndjeshme të indeksit Fischer të çmimit të banesave ne rang vendi, në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë, me përkatësisht 28.4% dhe 39%. Kjo ecuri e indeksit është përcaktuar nga rritja e çmimit mesatar të banesave në Tiranë, ndonëse çmimet janë rritur edhe në zonat e tjera të vendit.

Pavarësisht një qëndrimi më neutral për ecurinë e tregut të banesave në periudhën afatshkurtër, agjentët e tregut mbeten optimistë për ecurinë e tij në një periudhë më afatgjatë” thekson Banka e Shqipërisë në analizën e saj. /SCAN

LEXO EDHE: VIDEO/ A është shtëpia juaj e mbrojtur nga zjarri, tërmeti apo përmbytja?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat