Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas njoftimit të Policisë, një automjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit 44-vjeçari H.P., banues në Durrës.
“Në orët e para të mëngjesit, në autostradën Tiranë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin H. P., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.