17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti i AMF/ Në Shqipëri dhe jashtë saj, makina i besohet SIGAL-it

Raporti i AMF/ Në Shqipëri dhe jashtë saj, makina i besohet SIGAL-it

Shërbim profesional dhe në kohë ndaj klientëve; pagimi i dëmeve sipas ligjeve në fuqi, ofrimi i produkteve unike për tregun shqiptar…

Këto janë disa prej shumë arsyeve pse SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri dhe jo vetëm.

Sipas raportit më të fundit nga AMF, mbi ecurinë e tregut të sigurimeve për periudhën janar-korrik 2022, SIGAL UNIQA, përveç sigurimit të Pasurisë dhe Shëndetit, rezulton kompania më e besuar sa i përket edhe sigurimit motorik.

 

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik 2022 arritën rreth 6,987 milionë lekë, ose 10.14% më shumë se në periudhën janar-korrik 2021.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-korrik 2022, pati një rritje prej 6.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.48% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas AMF, Siguracioni Karton Jeshil në periudhën janar-korrik 2022 pati një rritje prej 40.06% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 56.53% krahasuar me periudhën janar-korrik 2021.

SIGAL UNIQA është e vetmja kompani që mbështet juridikisht klientët e saj, duke kryer komunikimin dhe korrespodencën me kompaninë e juaj të sigurimit për përfitimin e dëmshpërblimit Karton Jeshil, nëse klienti është përfitues nga një aksident jashtë Shqipërisë.

LEXO EDHE: “Karton Jeshil” + Asistencë Rrugore/ Shijoni udhëtimet jashtë Shqipërisë vetëm me SIGAL UNIQA

AMF thekson në raporton e saj se Sigurimi Kufitar, në periudhën janar-korrik 2022, pati një rritje 8.65% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-korrik 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 15.8%.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara tek klientët, çka është misioni i një kompanie sigurimi, SIGAL UNIQA mbetet në vend të parë.

Nuk duhet harruar fakti që, SIGAL UNIQA paguan shumë më shumë dëme krahasuar me primet që disponon kundrejt tregut. Dhe kjo është një ndër arsyet pse klientët besojnë te bashkëpunimi me SIGAL.

LEXO EDHEMirë se vini në Shqipëri/ SIGAL ONLINE, siguracionet që ju nevojiten në celularin tuaj

Një tjetër risi që nuk duhet harruar! SIGAL UNIQA Group Austria ju mundëson tashmë që çdo siguracion për automjetin tuaj ta blini online, përmes celularit, pa qenë nevoja të paraqiteni në një prej zyrave të kompanisë.

Hyni KËTU dhe blini në pak minuta siguracionet e automjetit tuaj. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi.

SIGAL UNIQA Group Austria-s i është besuar prona, shëndeti, automjeti dhe gjithçka tjetër me vlerë që prej vitit 1999.

Që nga ajo kohë SIGAL është rritur dhe ka evoluar, por një gjë ka mbetur e njëjtë: angazhimi dhe përkushtimi ndaj klientëve. Kompania përmbush detyrimet e saj kontraktuale, duke paguar çdo vit miliona euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

Pas suksesit të SIGAL UNIQA Group Austria qëndron një ekip drejtues me vizion e perspektivë të qartë për të përqafuar zhvillimet e kohës si dhe një armatë e tërë prej mbi 2000 punonjësish e agjentësh në të gjithë degët e kompanisë që janë aty për t’u shërbyer klientëve në çdo kohë.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër, SIGAL UNIQA Group Austria

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat