Aksident i frikshëm në Zharrnec, Divjakë ku një kamionçinë e një automjet tip “Ford” u përlasën me njëri-tjetrin.
Për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë drejtuesja e mjetit tip Ford Fokus që u përplas nga një kamionçinë.
Përplasja ka qenë ballore dhe sipas të dhënave paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit Ford ka humbur kontrollin, gjë që ka sjellë aksidentin.
Drejtuesja është nisur në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit të Lushnjes ndërsa ka marrë dëmtime edhe drejtuesi i kamionçinës, i cili është ndaluar nga policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
LEXO EDHE: Makina e siguruar, por shoferi shkaktar në aksident jo! Blije lirë dhe vetëm me një klik