15.5 C
Tirana
Thursday, November 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRreth 5.2 mld lekë dëme të paguara në sigurimet motorike, 1.2 mld...

Rreth 5.2 mld lekë dëme të paguara në sigurimet motorike, 1.2 mld vetëm nga SIGAL

Ka arritur në 7 miliardë lekë vlera e dëmeve të paguara bruto në fund të dhjetëmujorit, gati 23% më shumë se në periudhën janar – tetor 2023, ndërsa pjesa më e madhe e dëmeve të paguara i përket sigurimit motorik.

Referuar të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, rreth 5.2 miliardë lekë janë paguar vetëm për dëmin e makinave të përfshira në aksident, një rritje kjo me përafërisht 31%.

Sigurimi motorik përbën thuajse 74% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Por, sa ka qenë numri konkret i dëmeve të paguara?

Deri në muajin tetor, numërohen mbi 60 mijë dëme të paguara, 15.8% më tepër se në vitin 2023, kur numri i dëmeve ishte gati 52 mijë.

Rreth 57 mijë dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të jo-jetës dhe 3 mijë dëme nga shoqëritë e sigurimit të jetës.

LEXO EDHEBesim i palëkundur/ SIGAL e mbyll edhe 10-mujorin në krye të tregut të sigurimeve

Ndërkohë në krahasim me periudhën janar-tetor 2023, llogariten 98% më shumë dëme të paguara nga “Kartoni Jeshil” për automjetet shqiptare që janë aksidentuar jashtë vendit tonë.

Rritja e dëmeve të paguara është pasojë e drejtëpërdrejtë e shtimit të lartë të numrit të aksidenteve gjatë këtij viti.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, në 10 muaj kanë ndodhur gjithsej 1875 aksidente rrugore, rreth 42% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm gjatë tetorit numërohen 142 aksidente rrugore, nga 98 që ishin në tetor 2023.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat