5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesore4 përdorimet e përfitimit të Sigurimit të Jetës

4 përdorimet e përfitimit të Sigurimit të Jetës

Sigurimi i jetës mund të jetë një pjesë e rëndësishme e strategjisë suaj financiare. Kjo për shkak se, polica e sigurimit të jetës mund t’ju ndihmojë që të siguroheni që të dashurit tuaj të kenë një të ardheme financiare të sigurt.

Sigurimi i jetës jo vetëm që do t’ju ndihmojë që të mbuloni shpenzimet përfundimtare, por mund t’i ofrojë gjithashtu familjes suaj një rrjetë sigurie financiare, duke i ndihmuar ata nëpërmjet zëvendësimit të të ardhurave, ose duke shërbyer si një trashëgimi për të dashurit tuaj. Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë mbi përdorimin e përfitimeve nga sigurimi i jetës.

Për pagesën e kostove përfundimtare

Përfitimet e policës së sigurimit të jetës mund të përdoren për të ndihmuar me pagesën e shpenzimeve përfundimtare të vdekjes suaj, duke përfshirë kostot e varrimit, të faturave mjekësore (që nuk mbulohen nga sigurimi i shëndetit) dhe/ose detyrime të tjera të papaguara.

Për pagesën e borxheve apo zëvendësimin e të ardhurave

Përfitimet e sigurimit të jetës mund të ndihmojnë me zëvendësimin e të ardhurave tuaja në rast se ju nuk jetoni më. Kjo do të thotë se, përfituesit/ve të caktuar nga ju mund t’i përdorin paratë e sigurimit të jetës për të ndihmuar me mbulimin e shpenzimeve thelbësore, të tilla si pagesa e kredisë apo të shkollës së fëmijëve tuaj. Aato mund të përdoren gjithashtu për pagesën e ndonjë borxhi të tillë si: faturat e kartës së kreditit apo për likuidimin total të një kredie të pambyllur.

Si trashëgimi

Disa njerëz e blejnë sigurimin e jetës me qëllimin për t’i lënë disa përfitime të dashurve të tyre në rast se ata nuk do të jetonin më. Nëse ju dëshironi që të caktoni një person spcifik si përfitues apo si trashëgimtar i sigurimit tuaj të jetës, ju keni të drejtën që në policën tuaj të sigurimit të jetës të vendosni emrin e një personi të zgjedhur nga ju si përfitues i policës. Kjo do të siguroj që përfitimet e sigurimit tuaj të jetës të shkojnë në duart e personit të caktuar nga ju për t’i përfituar ato.

Për pagesat e taksave kombëtare apo të pasurive të paluajtshme

Në varësi të ligjeve kombëtare në fuqi, trashëgimtarët tuaj mund të kenë nevojë që të paguajnë, për shembull, taksa pronësie pas marrjes së trashëgimisë suaj. Përfitimet e sigurimit të jetës mund të përdoren pjesërisht apo plotësisht për të shlyer këto pgesa. Gjithsesi është mirë që të këshilloheni me një profesionist të sigurimeve apo me një këshilltar financiar në mënyrë që të kuptoni më mirë se si mund të prekin taksat e pronës përfitimet tuaja nga polica e sigurimit të jetës.

LEXO EDHEInstituti Swiss Re: Primet globale të sigurimit të jetës do të rriten në 2025 dhe 2026

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat