17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet308 mijë euro dëmshpërblim për pasurinë e siguruar/ Top 5 dëmet e...

308 mijë euro dëmshpërblim për pasurinë e siguruar/ Top 5 dëmet e paguara në Maqedoninë e Veriut për 2021

Plot 308 mijë euro ka përfituar një person juridik në Maqedoninë e Veriut.

Ky është dëmshpërblimi më i lartë i paguar në të 18 klasat e sigurimit jo-jetë për nëntë muajt e parë të vitit 2021.

I siguruari është person juridik dhe dëmi është paguar në tremujorin e tretë të 2021-shit.

Kompensimi i dytë më i vlefshëm i paguar është për detyrimin nga një avion i siguruar. Për dëmin e shkaktuar nga ai sigurim janë paguar 14,3 milionë denarë (232.000 euro).

Nga pesë dëmet më të mëdha të paguara, një është për sigurimin e detyrueshëm të automjeteve ndaj palëve të treta (TPL) sigurimin e kartonit jeshil dhe sigurimin e humbjeve financiare.

Në bazë të sigurimit të detyrueshëm të autopërgjegjësisë, kompania në këtë periudhë ka paguar 10,7 milionë denarë (173.000 euro). Për mbulimin e humbjeve financiare, një i siguruar nga kompania e sigurimeve ka inkasuar 8,65 milionë denarë (141.000 euro). Për dëmin e mbuluar me karton jeshil, kompania e sigurimeve i ka paguar të siguruarve 6,2 milionë denarë (100.000 euro).

Në nëntë muajt e parë dëmi më i madh i paguar për mallrat e siguruara në transport (kargo) ka qenë 4,9 milionë denarë (80.000 euro).

Për një dëm automjeti i sigurar me KASKO janë paguar 2,75 milionë denarë (45.000 euro).

Në Top 5 dëmet e paguara në Maqedoninë e Veriut gjatë 2021:

  1. 308 mijë euro për sigurimin e pasurisë 
  2. 232,000 euro janë paguar për sigurimin e përgjegjësisë së mjeteve ajrore,
  3. 173,00 euro për sigurimin e përgjegjësisë për automjete,
  4. 141,000 euro për sigurimin e humbjeve financiare
  5. 100,000 euro për dëmin e siguruar me Karton Jeshil.

Në klasën vullnetare me kontrata më aktive – sigurimi nga aksidentet në nëntë muajt e parë, dëmi më i paguar është 3,6 milionë denarë (58.000 euro).

Në rastin e sigurimit shëndetësor privat dëmi më i madh i paguar për këtë periudhë është 615.000 denarë (10.000 euro), ndërsa në rastin e sigurimit të shëndetiti gjatë udhëtimit është 1.4 milionë denarë (23.000 euro).

Lexo edhe: “UNIQA” 18 vjet në Maqedoninë e Veriut/ Ponari: Gjithmonë afër klientëve e gjithmonë transparent me ta

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat