5.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesore2 milionë viktima nga fatkeqësitë në 50 vjet

2 milionë viktima nga fatkeqësitë në 50 vjet

Valë të nxehti, temperatura rekord, përmbytje, zjarre. Të gjitha këto fenomene i kanë kushtuar botës shumë shtrenjtë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), në 50 vjet 2 milionë njerëz kanë humbur jetën nga fatkeqesitë natyrore të nxitura nga ndryshimet klimatike.

Më shumë se 91% e viktimave kanë ndodhur në vendet në zhvillim.

Numri i këtyre fenomeneve natyrore është rritur për pesë herë gjatë një gjysmë shekulli duke i kushtuar botës humbje në vlerë 3.64 trilionë dollarë.

Lexo edhe: Në fillim Gjermania, tani SHBA! Shqiptarët ende të pandërgjegjësuar për sigurimin e jetës dhe pronës

Organizata Botërore e Meteorologjisë  tha se në raportin e saj se hulumtuesit kanë studiuar rreth 11,000 fatkeqësi që ndodhën midis viteve 1979-2019, përfshirë katastrofat kryesore si thatësira e Etiopisë më 1983, nga e cila u shkaktuan 300,000 vdekje, dhe Uragani Katrina më 2005 në SHBA që ishte më i kushtueshmi, me humbje prej 163.61 miliardë dollarë.

Raporti tregon se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta për shkak të ngrohjes globale.

“Humbjet ekonomike po rriten”, u shprehen Sekretari i Përgjithshëm i WMO, Petteri Taalas.

Të gjitha këto të dhëna të nxjerra nga raporte të detajuara rajonale do të përdoren për të ndihmuar qeveritë të zhvillojnë politika për të mbrojtur më mirë njerëzit.

Lexo edhe: Të parët në Europë, Shqipëria më e ekspozuara ndaj katastrofave

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat