11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomi133 trilionë dollarë/ Tregjet më të mëdha të obligacioneve në botë

133 trilionë dollarë/ Tregjet më të mëdha të obligacioneve në botë

Në vitin 2022, tregu global i obligacioneve arriti në 133 trilionë dollarë.

Si një nga tregjet më të mëdha të kapitalit në botë, letrat me vlerë të borxhit janë rritur 7-fish gjatë 40 viteve të fundit. Kjo rritje u nxit nga obligacionet qeveritare dhe të korporatave në vendet e zhvilluara dhe tregjet në zhvillim. Gjatë tre viteve të fundit, tregu i obligacioneve të Kinës është rritur 13% në vit.

Tregjet më të mëdha të obligacioneve në botë (Bazuar në vlerësimet e Bankës për Marrëveshjet Ndërkombëtare, Bank for International Settlements)

Me vlerë mbi 51 trilion dollarë, SHBA ka tregun më të madh të bonove në nivel global.

Obligacionet qeveritare, përbënin pjesën më të madhe të tregut të saj të borxhit, me mbi 26 trilion dollarë letra me vlerë të papaguara. Në vitin 2022, qeveria federale pagoi 534 miliardë dollarë interes për këtë borxh.

Kina është e dyta, me 16% të totalit global. Bankat tregtare lokale, mbajnë pjesën më të madhe të obligacioneve të saj të papaguara, ndërsa pronësia e huaj mbetet mjaft e ulët. Interesi i huaj për obligacionet e Kinës, u ngadalësua në vitin 2022, mes tensioneve gjeopolitike në Ukrainë dhe yield-eve më të ulëta.

Siç tregon tabela e mësipërme, Japonia ka tregun e tretë më të madh të borxhit. Banka Qendrore e Japonisë zotëron një pjesë të madhe të obligacioneve të saj qeveritare. Pronësia e bankës qendrore arriti një rekord prej 50%, teksa ajo ndryshoi politikën e saj të kontrollit të kurbës së yield-eve, që u prezantua në vitin 2016.

Politika u krijua për të ndihmuar në rritjen e inflacionit dhe për të parandaluar rënien e normave të interesit. Ndërsa inflacioni filloi të rritet në vitin 2022 dhe investitorët e obligacioneve filluan të shesin, bankës iu desh të rriste yield-in, për të nxitur kërkesën dhe likuiditetin. Rregullimi shkaktoi valë tronditëse në tregjet financiare.

Në Europë, Franca është shtëpia e tregut më të madh të obligacioneve, me 4.4 trilion dollarë borxh total, duke ia kaluar Mbretërisë së Bashkuar me afërsisht 150 miliardë dollarë.

Bankat – Blerës të mëdhenj në tregjet e obligacioneve

Ashtu si bankat qendrore në mbarë botën, bankat tregtare janë lojtarët kryesorë në tregjet e obligacioneve.

Në fakt, bankat tregtare janë ndër tre blerësit kryesorë të borxhit të qeverisë amerikane. Kjo për shkak se, bankat tregtare do të riinvestojnë depozitat e klientëve në letra me vlerë me interes.

Siç mund ta shohim në grafikun e mëposhtëm, sektori bankar shpesh tejkalon PBB-në total të një ekonomie.

Ndërsa normat e interesit janë rritur ndjeshëm që nga viti 2022, çmimi i obligacioneve është ulur, duke pasur parasysh marrëdhënien e tyre të kundërt. Kjo ka ngritur pyetje, se çfarë lloj obligacionesh mbajnë bankat.

Ndërsa normat më të larta jehojnë në të gjithë sistemin bankar dhe ekonominë në tërësi, ato mund të ekspozojnë tensione të mëtejshme në tregjet globale të obligacioneve, të cilat janë zgjeruar me shpejtësi, në një epokë politike monetare të çuditshme dhe norma interesi jashtëzakonisht të ulëta. /Visual Capitalist

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat