13.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri në fabrikën e vajit në Vaqarr/ Sigurimi i Pronës, ndërgjegjësimi shumë...

Zjarri në fabrikën e vajit në Vaqarr/ Sigurimi i Pronës, ndërgjegjësimi shumë i vogël, nevoja shumë e madhe

Me gjithë pasojat që lanë pas tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit 2019, si në viktima edhe në  ndërtesa, shqiptarët duket se janë sërish shumë pak të ndërgjegjësuar për rëndësinë që ka Sigurimi i Pronës.

Megjithëse thuajse çdo ditë dëgjojmë apo lexojmë në lajme për banesa apo biznese të dëmtuara nga zjarri, sërish Sigurimi i Banesës apo Biznesit mbetet në nivele shumë të ulëta.

Një ditë më parë një zjarr i fuqishëm dogji një fabrikë përpunimi vaji në Vaqarr, vetëm pak kilometra larg qendrës së Tiranës dhe dëmet kanë qenë të shpejta dhe të konsiderueshme duke na treguar edhe një herë sesa të cënueshëm dhe të rrezikuar jemi në çdo moment.

SIGURIMI I PRONËS SË BIZNESIT

Sigurimi i Pronës është tepër i rëndësishëm pasi në të kundërt, si pronar, mund të përballeni me rrezikun që të paguani nga xhepi gjithë shpenzimet për dëmet e ndodhura.

Ndërsa kur jeni të pajisur me këtë sigurim, ju jeni të mbrojtur financiarisht në rast të dëmtimit ose humbjes së pronës nga zjarri, përfshirë ndërtesat, pajisjet, inventarin dhe asetet e tjera.

Sigurimi i Pronës është një produkt sigurimi vullnetar, megjithëse numri më i madhe i kontratave lidhen përmes kredive bankare, çka e bën faktikisht një produkt ‘të detyrueshëm’ për një pjesë të mirë të popullatës.

Më poshtë janë disa pika kryesore për t’u marrë parasysh në lidhje me mbulimin e sigurimit të biznesit nga zjarrin:

Mbulimi: Sigurimi i pronës së biznesit zakonisht mbulon dëmet e shkaktuara nga:

  • Zjarri;
  • Rrufeja;
  • Eksplozioni;
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart;
  • Tërmeti;
  • Breshëri;
  • Përmbytja;
  • Stuhia

Llojet e pronave: Sigurimi mund të mbrojë lloje të ndryshme të pronave komerciale, të tilla si ndërtesat e zyrave, dyqanet me pakicë, magazinat, objektet e prodhimit dhe hotele, restorante etj.

Çdo sigurim, tashmë edhe online

Tashmë çdo individ apo biznes ka mundësinë që sigurimet që i nevojiten ti blejnë online, përfshirë edhe atë të Pronës, duke kursyer kështu jo vetëm kohë por dhe para.

Me procedura shumë të thjeshtëzuara dhe me shumë mundësi zgjedhjeje kompanitë e sigurimeve në Shqipëri po apelojnë qytetarët për tu orientuar tek blerjet online të sigurimeve, si një mënyrë jo vetëm “green” por edhe më komode dhe më e lirë.

TREGU I SIGURIMEVE, JANAR-TETOR 2023

Tre vitet e fundit duket se ka nisur një rritje e lehtë në portofolin e sigurimeve të pronave nga zjarret, tërmetet apo fatkeqësitë natyrore.

Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti të Mbikqyrjes Financiare, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-tetor 2023 kapën vlerën 18,838 milionë lekë, ose 9.64% më shumë se në perudhën janar-tetor të vitit 2022.

Gjatë periudhës janar-tetor 2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 1,211,966 me një rritje prej 11.22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por sërish numri mbetet i ulët dhe jo aty ku do duhej të ishte Shqipëria, e cila, sipas organizmave ndërkombëtare rënditet mes vendeve me riskun më të lartë si nga tërmetet ashtu edhe nga fatkeqësitë natyrore.

LEXO EDHE: Të rrezikuar nga fatkeqësitë natyrore por sërish kemi një shkallë të ulët sigurimi/ Shoqata e Siguruesve: Siguroni gjithçka keni ndërtuar me mund e djersë

Drejtimi i një biznesi përfshin rreziqe dhe pasiguri të ndryshme. Të kesh mbulim sigurimi për zjarrin ofron si fillim qetësi mendore, duke ditur që ke mbrojtje financiare kundër një rreziku të rëndësishëm. Kjo ju lejon të përqëndroheni në drejtimin e biznesit tuaj pa u shqetësuar shumë për pasojat e mundshme financiare të një zjarri.

Mos harroni! Sigurimi i Pronës shpëton të ardhmen!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat