24.5 C
Tirana
Wednesday, May 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetU dogjën 16 hyrje por vetëm 1 ishte e siguruar/ A e...

U dogjën 16 hyrje por vetëm 1 ishte e siguruar/ A e dinë shqiptarët që një apartament 100 mijë Euro sigurohet për vetëm 100 Euro në vit?

Në pallatin që u dogj në Zonën e 21 dhjetorit në Tiranë, vetëm një hyrje ishte e siguruar.

Në një kohë kur një metër katror paguhet rreth 2000 euro, fokusi i blerësve, në të cilën shumicën e rasteve paguajnë përmes bankës, nuk është as cilësia e ndërtimit dhe aq më pak Sigurimi i Banesës.

“Shqiptarët nuk e kanë këtë kulturë sigurimi, fatkeqësisht themi sepse kur krahasohen shifrat për sa harxhohen për frymë, po ti pjestosh sa sigurohen vlera nuk është as 10 euro për frymë”, tha për EuroNews Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë.

“Peshën më të madhe e zënë sigurimet me detyrim. Si i bëhet kur një familje shqiptarë ka punuar gjithë jetën për të blerë një pronë dhe nuk mendon sigurimin e saj? A e dinë shqiptarët sa është një polic sigurimi për pronën e tyre, është vetëm 1 euro për metër katror? Pra një banesë që u ka kushtuar 100 mijë euro, i duhet vetëm 100 euro për të bërë sigurimin e shtëpisë, një herë në vit, shtoi Hajdarmataj.

Ndërkohë dhe agjentët imobilarë, tregojnë se blerësit, përveç rasteve kur janë inxhinierë apo arkitekt, nuk kanë pjesë të kërkesave të tyre, cilësinë e ndërtimit.

Sipas statistikave vendi ynë rezulton në listën e shteteve me numrin më të ulët të sigurimit të banesave nga fatkeqësitë natyrore në Europë. Vetëm 2.4% e totalit të banesave kanë një kontratë sigurimi në rast zjarri, tërmeti apo përmbytje.

SIGURIMI NGA ZJARRI DHE RREZIQET SHTESË

Askush nuk mendon se do të preket nga zjarri, tërmeti apo përmbytja derisa të ndodhë. Edhe pse mund të keni ndërmarrë çdo hap për të siguruar biznesin apo shtëpinë tuaj, do të ishte e papërgjegjshme të mohoni mundësinë e aksidenteve dhe ngjarjeve të papritura.

Pajisja me Policën e Sigurimit nga Zjarri dhe Rreziqet Shtesë zbut pasojat e rënda që mund të kenë forcat kaq shkatërrimtare.

ÇFARË PËRFSHIN

  • Dëmshpërblim për pasurinë e paluajtshme
  • Dëmshpërblim për pasurinë e luajtshme
  • Shpenzimet për të mënjanuar/minimizuar dëmin
  • Shpenzimet e pastrimit

DËMET E MBULUARA

Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

  • Zjarrit
  • Rrufesë
  • Eksplozionit
  • Rënia e objekteve fluturuese nga lart, etj.

Këtij sigurimi mund ti shtohet edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:

  • Tërmeti
  • Breshëri
  • Përmbytja
  • Stuhia, etj.

Si mund të blihet? 

Pranë çdo dege të kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA në qytetit ku banoni. Ose ONLINE në www.sigal.com.al.

 

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat