23.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTragjedi në Libi nga përmbytjet/ Mbi 5 mijë viktima dhe 10 mijë...

Tragjedi në Libi nga përmbytjet/ Mbi 5 mijë viktima dhe 10 mijë të zhdukur

Rëndohet bilanci i tragjedisë që shkaktoi stuhia “Daniel” në Libi. Ministria e Brendshme e Libisë Lindore bëri të ditur se numri i të vdekurve ka mbërritur në mbi 5 mijë, ndërkohë që më shumë se 10 mijë persona të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Shifrat e viktimave mbeten kontradiktore, pasi Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe tha kishin regjistruar deri më tani 2084 të vdekur.

Situata më e vështirë është në qytetin Derna, 1/4 e të cilit raportohet se u shkatërrua plotësisht pasi disa diga u çanë si pasojë e stuhisë dhe uji vërshoi në qytet.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga situata në këtë qytet janë vërtetë dramatike.

Rrugë janë të mbushura me viktima, ndërsa banorët kërkojnë të identifikojnë të afërmit e tyre.

Lagje të tëra të qytetit vijojnë të jenë nën ujë, i cili në zona të caktuara ka arritur deri në 3 metra lartësi.

Edhe pse bilanci i viktimave është në shifra të frikshme, ka gjasa sipas autoriteteve të Libisë që të rritet, kjo për shkak të numrit të lartë të të zhdukurve.

Në Libi janë shpallur 3 ditë zie kombëtare për jetët e humbura.

LEXO EDHENdryshimet klimatike/ Sigurimi nga katastrofat natyrore, varka e vetme e shpëtimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat